Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

Ndëshkohen pesë shoferë për kundërvajtje trafiku në Ferizaj

GD
Gazeta Demos8 mars 2026 në 12:36
Ndëshkohen pesë shoferë për kundërvajtje trafiku në Ferizaj

Patrullat e Njësisë së Komunikacionit Rrugor në Ferizaj, njofton se të shtunën gjatë kontrolleve të realizuara në pika të ndryshme të rajonit, kanë identifikuar dhe ndëshkuar disa shoferë për shkelje të rënda të rregullave të komunikacionit rrugor.

Sipas Ligjit për Trafikun Rrugor 08/L-186, neni 247, “është ndëshkuar me 500 euro një person juridik, kompani transporti, pasi ka lejuar shoferin B.D. të marrë pjesë në komunikacion me kamion me rimorkio, me regjistrim të skaduar nga data 10.12.2025”, thuhet në njoftim.

Gjithashtu, sipas të njëjtit ligj dhe nen, është ndëshkuar me 500 euro edhe një person juridik, “kompani transporti, pasi ka lejuar shoferin A.Z. të marrë pjesë në komunikacion me automjetin VW 2DOFE, me targa vendore, me afat të skaduar të regjistrimit nga data 10.05.2025”, vijon njoftimi.

Ndërkaq, “shoferi L.L. (23 vjeç), me veturën BMW 320 me targa vendore, është ndaluar për tejkalim në vend të padukshëm dhe në vijë të plotë, në kundërshtim me rregullat e trafikut. Ndaj tij është shqiptuar gjobë prej 200 euro, 2 pikë negative dhe masë mbrojtëse, heqje e patentë-shoferit për 3 muaj”, njofton PK.

Po ashtu, “shoferi K.K. (37 vjeç), me veturën VW Golf me targa vendore, është ndaluar për tejkalim në vijë të plotë, në kundërshtim me rregullat e trafikut. Ndaj tij është shqiptuar gjobë prej 200 euro, 2 pikë negative dhe masë mbrojtëse, heqje e patentë shoferit për 3 muaj”, thekson tutje PK.

Ndërsa, “shoferi S.S. (59 vjeç) është ndaluar duke drejtuar autobusin Setra me targa vendore, duke përdorur telefonin gjatë lëvizjes. Pas verifikimit është konstatuar se kjo ishte hera e dytë e së njëjtës kundërvajtje dhe ndaj tij është shqiptuar gjobë prej 200 euro, 2 pikë negative dhe masë mbrojtëse, heqje e patentë shoferit për 3 muaj”.

Policia Rajonale e Ferizajt informon se do të vazhdojë me kontrolle të rregullta dhe të intensifikuara me qëllim rritjen e sigurisë në komunikacion dhe apelon tek qytetarët që të respektojnë rregullat e trafikut.

Policia

Më shumë nga Lajme

  • 23:02Ngërçi në Kuvend vazhdon, zgjedhja e presidentit në qendër të dialogut politik
  • 22:48Vdes Erdogan Celina, ikona e futbollit të Kosovës
  • 22:34Besnik Tahiri, nesër mban konferencë për media
  • 22:24100 mijë euro të padeklaruara, Policia dhe Dogana i zbulojnë në Dheu të Bardhë
  • 22:22Enver Hasani: Spiunazhi serb në Kosovë lidhet me Islamin politik