Një person me inicialet A.LL. është gjobitur me 100 mijë lekë për shkelje të perimetrit të sigurisë ujore në plazhin e Borshit. Ai u vu në rrezik për pushuesit që frekuentonin zonën duke lundruar me një mjet lundrues tip skaf jashtë zonës së lejuar .

Policia Kufitare Himarë dhe Njësia Policore Detare intervenuan pas një denoncimi në rrjetet sociale, ku u publikuan pamje filmike që tregonin shkeljen. Mjeti u bllokua dhe drejtuesi u ndëshkua me masë administrative sipas ligjit nr. 43/2020, nenit 24/1/c.

Policia bën apel për respektimin e rregullave të lundrimit në zonat turistike dhe fton qytetarët që të raportojnë çdo shkelje në numrin 112 për një reagim të shpejtë.