Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

Ndryshon renditja pas 10% të votave të numëruara, dhjetë më të votuarit në VV, PDK, LDK dhe AAK

GD
Gazeta Demos8 qershor 2026 në 22:20
Ndryshon renditja pas 10% të votave të numëruara, dhjetë më të votuarit në VV, PDK, LDK dhe AAK

Mbi 10% e votave të kandidatëve për deputetë kanë përfunduar së numëruari dhe rezultatet janë procesuar tashmë në webfaqen e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve.

Të dhënat janë nga 250 vendvotime. Nëpër parti tashmë kanë filluar ndryshimet në renditje.

Nga numërimi i deritashëm, tek Lëvizja Vetëvendosje vazhdon të prijë Albin Kurti, i cili deri tash ka rreth 20 mijë vota.

Pas tij renditen Glauk Konjufca, Albulena Haxhiu, Hekuran Murati, Donika Gërvalla, Xhelal Sveçla, Avni Dehari, Mimoza Kusari Lila, Hajrulla Çeku dhe Ejup Maqedonci.

Tek PDK, i pari renditet Bedri Hamza me rreth 10 mijë vota.

Lista e kësaj partie vazhdon me Përparim Grudën, Arian Tahirin, Uran Ismailin, Sala Jashari, Vlora Çitakun, Elmi Reçicën, Arben Mustafën, Ganimete Musliun dhe Kosovare Murselin.

Në LDK, Vjosa Osmani renditet si më e votuara me mbi 6 mijë e 500 vota.

Ajo ndiqet nga Lumir Abdixhiku, Doarsa Kica Xhelili, Hykmete Bajrami, Avdullah Hoti, Ukë Rugova, Kujtim Shala, Anton Quni Janina Ymeri dhe Lutfi Haziri.

Tek AAK, prin Ardian Gjini me mbi 3 mijë vota.

Pas tij renditet Ramush Haradinaj, Daut Haradinaj, Besnik Tahiri, Time Kadriaj, Bekë Berisha, Burim Ramadani, Arbër Tolaj, Agim Çeku dhe Hasan Gjikokaj.

Në njoftimin e KQZ’së theksohet se të dhënat e para të publikuara vijnë nga QKN-të e 15 komunave: Leposaviq, Novobërdë, Obiliq, Shtime, Shtërpcë, Zubin Potok, Zveçan, Junik, Mamushë, Hani i Elezit, Graçanicë, Ranillug, Partesh, Kllokot dhe Mitrovicë e Veriut, në të cilat, paraditën e së hënës ka filluar procesi i numërimit dhe verifikimit.

Ndërkaq, pasditen e së hënës, aktivitetet kanë filluar në QKN-të e 23 komunave: Deçan, Gjakovë, Gllogoc, Gjilan, Dragash, Istog, Kaçanik, Klinë, Fushë Kosovë, Kamenicë, Mitrovicë e Jugut, Lipjan, Rahovec, Pejë, Podujevë, Prishtinë, Prizren, Skenderaj, Suharekë, Ferizaj, Viti, Vushtrri dhe Malishevë.

KQZ

Më shumë nga Lajme

  • 13:15Haradinaj: Nëse dënohen ish-krerët e UÇK-së do të digjet krejt Shqiptaria, ata që do të festojnë do të digjen në atë zjarr
  • 13:14Haxhiu udhëton për në Taranto për hapjen e lojërave mesdhetare “Taranto 2026”
  • 13:01I shpëtoi ekzekutimit 8 herë, vdes i burgosuri më i vjetër në SHBA
  • 12:56Tentoi t’i vriste tre persona në Pejë, Prokuroria ngre aktakuzë ndaj një personi
  • 12:46Haradinaj: Kurtit s’i prishet relaksi sepse nuk rrëzohet me këtë opozitë të mjerë, qyqare