Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

Në listën e 100 personave më të kërkuar në Itali, ekstradohen dy kushërinjtë që fshiheshin në Dibër që prej ’99-ës

GD
Gazeta Demos20 mars 2026 në 19:54
Në listën e 100 personave më të kërkuar në Itali, ekstradohen dy kushërinjtë që fshiheshin në Dibër që prej ’99-ës

Dy kushërinj, të cilët ishin fshehur në Dibër që prej vitit 1999, janë ekstraduar këtë të premte, 20 mars, në Itali.

Sipas njoftimit të uniformave blu, ata ishin të rënditur në listën e 100 personave më të kërkuar në Itali dhe se janë dënuar për vrasje.

Shtetasit A.S., 52 vjeç dhe N.S., 49 vjeç, të cilët përdornin identitete të tjera me qëllim fshehjen, u arrestuan në Dibër në mars të vitit 2025.

Secili prej tyre është i dënuar me 14 vite e 11 muaj heqje lirie nga Apeli i Napolit, për ‘Vrasje me dashje”, e kryer në bashkëpunim, si dhe “Vrasje e mbetur në tentativë”.

Dyshja, më 22 shtator 1999, vranë me sende të forta dhe mjete prerësë një shqiptar dhe plagosën rëndë një tjetër, për shkak të ndarjes të së ardhurave nga aktivitetet e paligjshme.

Ekstradohen drejt Italisë dy shtetas të dënuar për vrasje, të kapur në Dibër në mars 2025, gjatë operacionit policor të koduar “Difficult Conditions”, i zhvilluar në kushte të vështira terreni dhe moti.

Dy kushërinjtë, të renditur në listën e 100 personave më të kërkuar në Itali, të cilët prej vitit 1999 fshiheshin në Dibër dhe përdornin identitete të tjera.

Operacioni për kapjen e tyre u zhvillua nga Drejtoria e Forcës së Posaçme Operacionale, në Departamentin e Policisë Kriminale, në Policinë e Shtetit, në bashkëpunim të ngushtë me Zyrën e Ekspertit për Sigurinë në Shqipëri dhe Shërbimin për Bashkëpunimin Ndërkombëtar të Policisë.

Në përfundim të procedurave për ekstradim, ditën e sotme, nga Interpol Tirana, u ekstraduan drejt Italisë shtetasit:

A.S., 52 vjeç;

N.S., 49 vjeç, të dy banues në fshatin Rreth-Kalë, Dibër.

Këta shtetas janë dënuar me vendim të formës së prerë nga Gjykata e Apelit e Napolit, në Itali, në vitin 2006, me nga 14 vjet e 11 muaj burgim secili, për veprat penale “Vrasja me dashje e kryer në bashkëpunim” dhe “Vrasja e mbetur në tentativë”.

Në komunën Gricignano d’Aversa, më datë 22.09.1999, kanë vrarë me sende të forta dhe mjete prerëse shtetasin shqiptar B. C. dhe kanë plagosur rëndë shtetasin shqiptar F. S., për arsye të lidhura me ndarjen e të ardhurave nga aktivitete të paligjshme“, njoftojnë blutë.

Më shumë nga Lajme

  • 17:37Musliu: Prania jonë në Kuvend çdo 48 orë është thirrje për formim të institucioneve
  • 17:26Edhe Apeli lë në paraburgim gjyqtarin Avdirrahman Gashi, dyshohet për keqpërdorim të detyrës
  • 17:21Rikthehet në Shqipëri virusi i Nilit Perëndimor, konfirmohet rasti i parë për këtë vit
  • 17:14Sveçla, Hoxha e Dugolli marrin pjesë në varrimin e policit nga Malisheva
  • 16:50Prokurorja paralajmëron ankesë pas lirimit të të akuzuarve për vrasjen e trefishtë në Gllogjan