Instituti i Shëndetit Publik të Shqipërisë ka konfirmuar rastin e parë të infeksionit nga Virusi i Nilit Perëndimor (WNV) në Shqipëri për vitin 2026.
Rasti është evidentuar gjatë 10-ditëshit të dytë të muajit gusht në qarkun e Korçës, pas monitorimit të rasteve të dyshuara për infeksion nga WNV.
Sipas ISHP-së, që nga fillimi i janarit 2026 janë testuar 30 mostra të rasteve të dyshuara, të cilat kanë rezultuar negative. Rasti i evidentuar në Korçë është i pari i konfirmuar në vend këtë vit.



