Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

“Në luftë të plotë me vlerat kuranore”, Mehmetaj kritikon “paqartësinë” Kurtit për Kodin Civil

GD
Gazeta Demos15 tetor 2026 në 21:18
“Në luftë të plotë me vlerat kuranore”, Mehmetaj kritikon “paqartësinë” Kurtit për Kodin Civil

Gazetari Lirim Mehmetaj ka kritikuar kryeministrin Albin Kurti lidhur me debatin për Kodin Civil, i cili u zhvillua sot në Kuvendin e Kosovës mes tij dhe deputetit Eman Rrahmani.

Mehmetaj ka thënë se Kurti duhet të deklarohet qartë nëse i mbështet nenet e kontestuara të Kodit Civil, në vend që të shmangë një përgjigje të drejtpërdrejtë për këtë çështje.

“Ti veç del një herë, bëhu i sinqertë! Kallxo që je për këto. Mos e merr në gojë më Kuranin ti, se kjo është në kundërshtim të plotë, në luftë të plotë me vlerat kuranore. Kjo është hipokrizia e tij”, ka deklaruar Mehmetaj.

Sipas Mehmetajt, Kurti duhet të dalë publikisht dhe të tregojë nëse është pro dispozitave të kontestuara të Kodit Civil, e jo të shmangë qëndrimin e tij për to.

Debati për Kodin Civil u zhvillua sot në Kuvend, pasi deputeti Eman Rrahmani e pyeti kryeministrin për dispozitën që do të mundësonte hartimin e një ligji të veçantë për regjistrimin e bashkësive civile ndërmjet personave me gjini të njëjtë.

Rrahmani e kundërshtoi këtë dispozitë, duke thënë se e konsideron të dëmshme për familjen tradicionale, ndërsa paralajmëroi se do të përpiqet ta pengojë miratimin e Kodit Civil.

Kurti, në përgjigjen e tij, tha se Kosovës i nevojitet një reformë e qëndrueshme civile dhe se mbrojtja e familjes është pjesë thelbësore e saj. Ai theksoi se Kodi Civil përmban 997 faqe dhe 1 mijë e 630 nene, duke kritikuar përqendrimin e Rrahmanit në vetëm dy prej tyre.

civilmehmetajplotë

Të ngjashme

Termokos: Ngrohja nis nesër, por jo menjëherë me kapacitet të plotë

Termokos: Ngrohja nis nesër, por jo menjëherë me kapacitet të plotë

17:59
Reagon avokati i Mehmetaj: Kërkojmë hetim të plotë dhe mbrojtje efektive të gazetarit

Reagon avokati i Mehmetaj: Kërkojmë hetim të plotë dhe mbrojtje efektive të gazetarit

17:00

Më shumë nga Lajme

  • 22:10Shiroka Pula në 70-vjetorin e Revolucionit Hungarez: Kosova e kupton mirë rëndësinë e lirisë për një komb
  • 22:09Ndalimi i shamisë në shkolla shkakton protesta të rralla në Azerbajxhan
  • 22:08Protesta në Shqipëri, Vllahiu: Për më shumë se 10 vjet s’ka opozitë, ka riciklim politikanësh
  • 22:05S'ndalet kaosi në Tiranë: Përplasje me gurë mes policisë dhe protestuesve te Ura e Bllokut
  • 22:04Bes Kallaku kërkon publikisht ushqim dhe ujë për studentët në protestë