Një vajzë e mitur është raportuar e zhdukur në lagjen Dardania të Gjilanit.
Sipas raportit të Policisë, të hënën rreth orës 19:10, nëna ka njoftuar autoritetet se vajza e saj e mitur nuk është kthyer në shtëpi dhe se nuk dihet vendndodhja e saj.
Policia ka bërë të ditur se rasti është duke u hetuar.




