Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara. v 1.0.2
Lajme

“Nëse dikush o avokat, ejani në Kosovë bëhuni prokuror”, Koci i reagon Kurtit: S’e ke asnjë kompetencë

GD
Gazeta Demos9 nëntor 2026 në 19:28
“Nëse dikush o avokat, ejani në Kosovë bëhuni prokuror”, Koci i reagon Kurtit: S’e ke asnjë kompetencë

Avokati Arianit Koci ka reaguar ndaj deklaratës së kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, i cili gjatë një takimi me mërgatën u shpreh: “Nëse dikush o avokat, ejani në Kosovë bëhuni prokuror”.

Në një prononcim për IndeksOnline, Koci ka thënë se interesimi personal i kryeministrit nuk përbën kriter ligjor për t’u bërë prokuror në Kosovë.

Ai ka theksuar se të qenit avokat në Francë nuk e kualifikon automatikisht një person për këtë pozitë, pasi kandidatët duhet të plotësojnë kushtet ligjore, të kalojnë provimet përkatëse dhe t’i nënshtrohen procedurës së përcaktuar të përzgjedhjes.

Sipas Kocit, kandidatët për prokurorë propozohen nga Këshilli Prokurorial i Kosovës, ndërsa emërimi i tyre bëhet nga Presidenti i vendit. Ai ka nënvizuar se kryeministri nuk ka kompetenca në këtë proces.

“Profesionistët e mërgatës janë të mirëseardhur të konkurrojnë, por kur kryeministri i fton të bëhen prokurorë, duhet ta bëjë të qartë këtë rrugë ligjore. Përndryshe, rrezikon të krijojë përshtypjen se hyrja në drejtësi bëhet nga ndërhyrja politike”, ka deklaruar Koci.

Ai ka theksuar se pavarësia e prokurorit dëshmohet edhe përmes gatishmërisë për të hetuar kryeministrin, në rastet kur ekziston bazë ligjore për një gjë të tillë.

“Pavarësia e prokurorit matet edhe me gatishmërinë për ta hetuar kryeministrin, në rastet kur ekziston bazë ligjore për një gjë të tillë. Pikërisht këtë pavarësi duhet ta mbështesë kreu i Qeverisë”, ka thënë Koci

kociavokatkosovë

Të ngjashme

Azemi: Pagat mbi 2 mijë euro po i kthejnë mjekët specialistë në Kosovë

Azemi: Pagat mbi 2 mijë euro po i kthejnë mjekët specialistë në Kosovë

19:19
Ymeri e LDK-së: Pas 152 vjetësh, në Kosovë ndërpritet qarkullimi i trenave

Ymeri e LDK-së: Pas 152 vjetësh, në Kosovë ndërpritet qarkullimi i trenave

09:26
“Me pasë rrymë, rrugë, ujë e shpresë”, deputeti i VV-së ngre dilema nëse në Kosovë po punohet sa duhet

“Me pasë rrymë, rrugë, ujë e shpresë”, deputeti i VV-së ngre dilema nëse në Kosovë po punohet sa duhet

20:34
“171 mjekë u kthyen në Kosovë”, opozita dhe mjekët e sfidojnë Kurtin: Tregoni emrat!

“171 mjekë u kthyen në Kosovë”, opozita dhe mjekët e sfidojnë Kurtin: Tregoni emrat!

18:41

Më shumë nga Lajme

  • 20:07Partitë për “Specialen”: Kthimi i ligjit për përmbajtje a procedurë?
  • 20:07Vitia takon studentët e Mjekësisë, dëgjon kërkesat dhe idetë e tyre
  • 20:03Zhvendosja e portretit të Rugovës dhe Deklaratës së Pavarësisë, flasin nga Presidenca
  • 19:52Plakolli dyshon për marrëveshje të fshehtë mes Abdixhikut dhe VV-së: Po i takon njerëzit që mbështesin koalicionin me Pecin
  • 19:50Vdes mësuesi i njohur nga Drenica