Policia Rajonale e Ferizajt ka kërkuar ndihmën e qytetarëve për identifikimin e dy personave të dyshuar për një rast vjedhjeje në një qendër tregtare në rrugën “Rexhep Bislimi”.
Sipas Policisë, rasti dyshohet se ka ndodhur më 19 gusht 2026, ndërsa fotografia e personave të dyshuar është publikuar me autorizim të Prokurorit të Shtetit.
Policia u ka bërë thirrje qytetarëve që, nëse kanë ndonjë informacion për identifikimin apo lokalizimin e të dyshuarve, të kontaktojnë Policinë përmes numrit emergjent 192, stacionit më të afërt policor ose aplikacionit “Lajmëro Policinë”. Informacionet, sipas Policisë, do të trajtohen me konfidencialitet të plotë.




