Kryediplomati kosovar, Glauk Konjufca e ka takuar homolgun e tij nga Holanda, Tom Berendsen.
Takimi i tyre ka ndodhur në kuadër të margjinave të Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara në New York.
Me kryediplomatin holandez, Konjufca ka thënë se ka diskutuar për aktgjykimin dënues ndaj ish-krerëve të UÇK-së, duke kërkuar që atë ta korrigjojë shkalla e dytë e Apelit.
“Takova Ministrin e Punëve të Jashtme të Holandës, Tom Berendsen, të cilit i ngrita çështjen e aktgjykimit të padrejtë të shkallës së parë të Dhomave të Specializuara ndaj ish-krerëve të UÇK-së, Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit dhe Jakup Krasniqit. I shpreha qëndrimin tonë se ky aktgjykim shtrembëron të vërtetën historike, përbën një padrejtësi serioze dhe duhet të korrigjohet në shkallën e Apelit.”, ka njoftuar Konjugca.
Ai ka thënë se gjatë qëndrimit të tij në SHBA, ka zhvilluar edhe një mori takimesh me liderë dhe përfaqësues të shteteve të ndryshme.