Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

“NewCo Ferronikeli” jep arsyet e largimit kolektiv të të punësuarve

GD
Gazeta Demos5 nëntor 2025 në 16:58
“NewCo Ferronikeli” jep arsyet e largimit kolektiv të të punësuarve

Ndërmarrja “NewCo Ferronikeli” ka marrë vendim për largimin e qindra punëtorëve nga puna.

Zëdhënësi i kompanisë, Shpend Gudaqi, ka bërë të ditura arsyet që kanë çuar ndërmarrjen të marrë vendimin për largim kolektiv të të punësuarve.

Arsyeja kryesore, sipas tij, është ndalja e gjatë e aktiviteteve prodhuese dhe kushteve të vështira të tregut që kompania thotë se vazhdojnë të ndikojnë në shitjet dhe fitimet.

“NewCo Ferronikeli Complex L.L.C. njofton se, për shkak të ndaljes së gjatë të aktiviteteve prodhuese dhe kushteve të vështira të tregut që vazhdojnë të ndikojnë shitjet dhe fitimet, kompania do të zbatojë një plan ristrukturimi të fuqisë punëtore si pjesë e përpjekjeve më të gjera për të siguruar stabilitet financiar dhe operativ në plan afatgjatë”.

“Ky vendim vjen pas më shumë se dy viteve tejet të vështira për të mbajtur operacionet dhe për të ruajtur të gjitha vendet e punës që nga ndalimi i plotë i prodhimit në tetor 2023. Gjatë kësaj periudhe, kostot fikse operative, pagat dhe mirëmbajtja e kompleksit, janë financuar plotësisht nga kompania pronare”.

“Gjatë 24 muajve të fundit, ‘NewCo Ferronikeli’ ka ndjekur nga afër luhatjet në tregjet globale të metaleve dhe rritjen e ndjeshme të çmimeve të energjisë elektrike në Evropë – faktorë të jashtëm që kanë rritur ndjeshëm kostot e prodhimit dhe kanë dëmtuar qëndrueshmërinë financiare”, ka thënë Gudaqi për Klankosova.tv.

Ai tha se pavarësisht angazhimeve serioze për uljen e kostove, operacioneve të reduktuara, orëve të reduktuara të punës dhe mbajtjes së furrës kryesore në gjendje të ngrohtë, mungesa e vazhdueshme dhe e gjatë e të ardhurave e ka bërë gjendjen financiare të paqëndrueshme.

“Pas vlerësimit tepër të kujdesshëm, menaxhmenti ka vendosur se mbajtja e fuqisë punëtore aktuale pa prodhim është bërë e pamundur. Prandaj, kompania nuk ka alternativë tjetër veçse të vazhdojë me largimin kolektiv në përputhje të plotë me Ligjin e Punës”, tha ai.

Ndërkaq, Gudaqi potencoi se të gjithë punonjësit e prekur do të marrin të drejtat e tyre ligjore deri në datën e ndërprerjes, dhe njoftimet individuale do të lëshohen sipas procedurave ligjore.

Ai deklaroi se sapo kushtet e tregut të lejojnë rifillimin e prodhimit, “punonjësit e prekur do të kenë prioritet për ripunësim”.

Sipas tij, një numër i kufizuar i personelit thelbësor do të mbetet në punë për të siguruar integritetin e kompanisë, të menaxhojë licencat minerare dhe të përmbushë detyrimet përkatëse.

feronikeli

Më shumë nga Lajme

  • 22:50Tetë vatra zjarri mbeten aktive në Shqipëri
  • 22:41Vodhën mijëra euro brenda një shtëpie, arrestohen tre persona në Leposaviq
  • 22:40Gjykata Supreme i hap rrugë ‘‘përkohësisht’’ Trumpit që të vazhdojë ndërtimin e sallës së ballove
  • 22:08Kosova parakalon në ceremoninë hapëse të Lojërave Mesdhetare Taranto 2026
  • 21:43“Nuk e di si e godita”, Vata rrëfen në gjyq për vrasjen e turistit në Ksamil