Njoftimin ai e ka bërë përmes një postimi në Facebook.
“Malësia e bukur me fshatrat e saj të veçanta, qyteti ynë simpatik dhe mbi të gjitha njerëzit e mirë e të dashur janë arsyeja pse po rikthehem të garoj për Kamenicën”, ka shkruar ai.
“Bashkë me ekipin tim, kandidatët për asamble, aktivistët e përkushtuar dhe mbështetësit, ditëve në vijim do të tregojmë se pse Kamenica ka nevojë për ne dhe pse duhet të na besoni.
Kjo është dëshmia: lista më e plotë që i duhet një qyteti. Me Labinotin (1), Djellonën (2), Ardianën (3), Sinanin (4), Blinerën (5), Besimin (6), Besën (7), Albanin ( , Besianin (9), Jetonin (10), Albertin (11), Sarën (12), Besimin (13), Naimin (14), Miniveren (15), Bekimin (16), Bardhin (17), Ramizen (18), Albanën (19), Aurelin (20), Meritonin (21), Kushtrimin (22) dhe Magbulen (23).”.
Nga Kika e Hogoshtit fillon historia, te njerëzit e Kamenicës merr kuptim.
Malësia e bukur me fshatrat e saj të veçanta, qyteti ynë simpatik dhe mbi të gjitha njerëzit e mirë e të dashur janë arsyeja pse po rikthehem të garoj për Kamenicën.
Gjatë viteve të fundit kam investuar në zhvillimin tim personal e profesional dhe kam përfunduar studimet e nivelit master në Londër, në drejtimin “Politika e Klimës, Inovacionit dhe Zhvillimit të Qëndrueshëm”. Ky ishte një hap i rëndësishëm, sepse përvoja në qeverisje më ka dhënë praktikën, ndërsa studimet më kanë dhënë vizionin. Sot i kuptoj edhe më qartë nevojat e një komuniteti: si ndërtohet zhvillimi, cilat boshllëqe duhen mbushur dhe cilat mundësi duhet kapur.
Ky drejtim më ka përforcuar bindjen time: rruga është zhvillimi, prioriteti është qytetari, dhe synimi është Kamenica krenare!