Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

Nga një muaj paraburgim ndaj shtatë të dyshuarve për kërcënim të votuesve në Graçanicë

GD
Gazeta Demos21 maj 2026 në 19:17
Nga një muaj paraburgim ndaj shtatë të dyshuarve për kërcënim të votuesve në Graçanicë

Gjykata Themelore në Prishtinë ka caktuar masën e paraburgimit prej një muaji ndaj shtatë të pandehurve, të dyshuar për veprën penale “Cenimi i përcaktimit të lirë të votuesve” nga neni 210 i Kodit Penal të Kosovës. Të pandehurit janë identifikuar me inicialet M.D., B.P., Lj.K., M.D., N.R., B.L. dhe S.M.

Sipas njoftimit të gjykatës, gjyqtarja e procedurës paraprake ka aprovuar kërkesën e Prokuroria Themelore në Prishtinë për caktimin e paraburgimit, pasi vlerësoi se ekziston rreziku real i arratisjes së të pandehurve dhe pengimit të zhvillimit normal të procedurës penale. Gjykata ka theksuar se të gjithë të pandehurit janë edhe shtetas të Serbisë, çka sipas saj rrit mundësinë që ata të bëhen të paarritshëm për organet e drejtësisë.

Po ashtu, gjykata ka vlerësuar se ekziston rreziku që të pandehurit të përsërisin veprat penale nëse lihen në liri, duke konsideruar se paraburgimi është masa e vetme adekuate në këtë fazë të procedurës. Kundër këtij aktvendimi, palët kanë të drejtë ankese në Gjykata e Apelit përmes Gjykatës Themelore në Prishtinë. /Gazeta Express.

Komunikata e plotë:

Është caktuar masa e paraburgimit ndaj shtatë të pandehurve për veprën penale Cenimi i përcaktimit të lirë të votuesve

Prishtinë, 21 Maj 2026 – Gjykata Themelore në Prishtinë – Departamenti për Krime të Rënda, ka vendosur lidhur me kërkesën e Prokurorisë Themelore në Prishtinë për caktimin e masës së paraburgimit në çështjen penale ndaj të pandehurve M.D., B.P., Lj.K., M.D., N.R., B.L. dhe S.M., për veprën penale Cenimi i përcaktimit të lirë të votuesve nga neni 210 të KPRK-së.

Gjyqtarja e procedurës paraprake ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë Themelore në Prishtinë për caktimin e masës së paraburgimit ndaj të pandehurve M.D., B.P., Lj.K., M.D., N.R., B.L. dhe S.M., duke caktuar masën e paraburgimit në kohëzgjatje prej 1 (një) muaji për secilin.

Pas mbajtjes së seancës dëgjimore, Gjykata vlerësoj se caktimi i masës së paraburgimit në këtë çështje penale është masë adekuate, pasi ekziston rrezik real që nëse të pandehurit lihen në liri, mund të arratisen me qëllim të fshehjes dhe ikjes nga përgjegjësia penale, po ashtu duke marr parasysh se të gjithë të pandehurit janë edhe shtetas të Serbisë, ekziston rreziku real që të arratisen fare lehtë dhe të jenë të pa arritshëm për organet e drejtësisë, me çka do të pa mundësohet sigurimi i prezencës së tyre dhe do të pengohej rrjedha normale e procedurës penale.

Gjykata gjithashtu vlerësoj se nëse të pandehurit lihen në liri, ekziston rreziku që të njëjtit do të përsërisin veprat penale, andaj konstatoi se masa e paraburgimit tani për tani është e vetmja masë për rrjedhjen e pa penguar të procedurës penale në këtë çështje penale.

Kundër këtij aktvendimi, palët e pakënaqura kanë të drejtë ankese në Gjykatën e Apelit, përmes Gjykatës Themelore në Prishtinë.

Më shumë nga Lajme

  • 23:02Ngërçi në Kuvend vazhdon, zgjedhja e presidentit në qendër të dialogut politik
  • 22:48Vdes Erdogan Celina, ikona e futbollit të Kosovës
  • 22:34Besnik Tahiri, nesër mban konferencë për media
  • 22:24100 mijë euro të padeklaruara, Policia dhe Dogana i zbulojnë në Dheu të Bardhë
  • 22:22Enver Hasani: Spiunazhi serb në Kosovë lidhet me Islamin politik