Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

​ATK rrit kapacitetet profesionale me 39 inspektorë të rinj dhe mbledhës të borxheve

GD
Gazeta Demos22 shtator 2026 në 17:04
​ATK rrit kapacitetet profesionale me 39 inspektorë të rinj dhe mbledhës të borxheve

Administratës Tatimore të Kosovës i janë bashkuar sot 39 punonjës të rinj, nga të cilët 32 inspektorë fillestarë dhe 7 mbledhës të borxheve, duke rritur kapacitetet profesionale dhe operacionale të institucionit.

“Ju uroj suksese në detyrat tuaja të reja dhe ju përgëzoj për rezultatet e treguara gjatë këtij procesi. Mbi 2,000 kandidatë kanë konkurruar për këto pozita, ndërsa ju tashmë mbani një përgjegjësi të rëndësishme për të dëshmuar profesionalizmin, integritetin dhe përkushtimin tuaj në shërbim të tatimpaguesve dhe shtetit”, citohet Mentor Hyseni, Drejtor i Përgjithshëm i ATK-së në komunikatë.

Sipas njoftimit, punonjësit e rinj janë përzgjedhur përmes një procesi publik dhe konkurrues, ku në fazat e vlerësimit kanë marrë pjesë 1,887 kandidatë. Përzgjedhja është realizuar nga komisioni i jashtëm, mbi bazën e meritës, profesionalizmit, transparencës dhe objektivitetit.

Me këtë rekrutim, ATK rrit kapacitetet në inspektimin tatimor dhe mbledhjen e borxheve, duke synuar një administrim edhe më efektiv të detyrimeve tatimore dhe shërbim më profesional ndaj tatimpaguesve.

kapacitetetrinjborxheve

Më shumë nga Lajme

  • 18:25Pal Lekaj: “Kjo Qeveri është anti-UÇK”
  • 18:13Beteja s’ka mbaruar”/ Dënimi i ish-liderëve të UÇK-së, djali i Hashim Thaçit: Vendimi na ka lënduar, por nuk na mposht
  • 17:50Lladrovci: Liria jonë ka rrënjët në veprimtarinë atdhetare të gjeneratave të tëra!
  • 17:50Policia gjermane shpall në kërkim 23-vjeçarin nga Vushtrria, dyshohet për vrasjen e një 15-vjeçari
  • 17:12Trump falënderon Kosovën: Kontribuuat për stabilizim në Gaza