Agjencia ndërkombëtare e lajmeve Reuters i ka kushtuar një artikull të gjerë gjykimit ndaj ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, dhe ish-krerëve të tjerë të UÇK-së, aktgjykimi ndaj të cilëve pritet të shpallet të mërkurën në Hagë.
Reuters e vlerëson vendimin si një moment me rëndësi të madhe për Kosovën dhe rajonin, ndërsa thekson se rezultati i procesit mund të ndikojë në marrëdhëniet e Kosovës me vendet perëndimore, veçanërisht me Shtetet e Bashkuara, si dhe në raportet me Serbinë.
Prokuroria ka kërkuar nga 45 vjet burgim për Thaçin dhe tre ish-komandantët e tjerë të UÇK-së. Të katër të akuzuarit i kanë mohuar akuzat, ndërsa mbrojtja ka kërkuar shpalljen e tyre të pafajshëm.




