Prokuroria Speciale gjatë ditës së sotme ka ngritur aktakuzë ndaj Shpend Ahmetit, për veprën penale “Mosraportimi ose raportimi i rremë i pasurisë, i të ardhurave, i dhuratave, i dobisë tjetër materiale ose i detyrimeve financiare”.
Bazuar në aktakuzë, Ahmeti akuzohet se nga viti 2018 e në vazhdimësi deri në vitin 2022, në cilësinë e kryetarit të Komunës së Prishtinës, me dashje ka paraqitur deklarata të pasakta të pasurisë, përkatësisht duke mos deklaruar deponimet në para të gatshme, të realizuara personalisht gjatë viteve përkatëse.
Sipas aktakuzës, shuma e përgjithshme e mjeteve të padeklaruara arrin vlerën prej 172,600.00 euro.
Rasti i është dërguar për sh1yrtim Gjykatës Themelore në Prishtinë, Departamenti Special.
Njoftimi i Prokurorisë:
Aktakuzë ndaj një personi për mosraportim të pasurisë
Prishtinë, 23 Dhjetor 2025 – Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës ka ngritur aktakuzë ndaj Sh.A., për veprën penale “Mosraportimi ose raportimi i rremë i pasurisë, i të ardhurave, i dhuratave, i dobisë tjetër materiale ose i detyrimeve financiare”.
I pandehuri akuzohet se, nga viti 2018 e në vazhdimësi deri në vitin 2022, në cilësinë e Kryetarit të Komunës së Prishtinës, me dashje ka paraqitur deklarata të pasakta të pasurisë, përkatësisht duke mos deklaruar deponimet në para të gatshme, të realizuara personalisht gjatë viteve përkatëse.
Sipas aktakuzës, shuma e përgjithshme e mjeteve të padeklaruara arrin vlerën prej 172,600.00 euro.
Rasti i është dërguar për shyrtim Gjykatës Themelore në Prishtinë, Departamenti Special.