Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

Ngrihet aktakuzë për krime lufte në Kaçanik, ish-pjesëtari i policisë serbe dyshohet për torturimin e 13 civilëve

GD
Gazeta Demos30 shtator 2026 në 09:33
Ngritet aktakuzë për krime lufte në Kaçanik, ish-pjesëtari i policisë serbe dyshohet për torturimin e 13 civilëve

Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës ka ngritur aktakuzë ndaj personit me inicialet A.D., i dyshuar për krime lufte kundër popullsisë civile dhe mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve.

Sipas aktakuzës, veprat dyshohet se janë kryer më 9 mars 1999, në fshatin Ivajë dhe fshatrat përreth të Komunës së Kaçanikut.

Sipas prokurorisë, A.D., në atë kohë zyrtar policor në Stacionin Policor në Kaçanik, në bashkëkryerje me persona të tjerë ende të paidentifikuar, pjesëtarë të forcave policore dhe ushtarake serbe, ka kryer veprime ndaj popullsisë civile shqiptare, përfshirë torturë, trajtim çnjerëzor, frikësim, shkatërrim të pasurisë dhe dëbim të civilëve.

Sipas aktakuzës, forcat serbe fillimisht e kishin rrethuar fshatin Ivajë dhe më pas banorët ishin detyruar të largoheshin nga shtëpitë e tyre. Shtëpitë e tyre, sipas Prokurorisë, më pas dyshohet se janë djegur dhe shkatërruar.

Në këtë proces, burrat ishin ndarë nga gratë dhe ishin dërguar në Stacionin Policor në Kaçanik. 78 prej tyre ishin liruar, ndërsa 13 të tjerë ishin ndaluar për t’u marrë në pyetje.

“13 të ndaluarit ishin rrahur dhe torturuar nga A.D. dhe persona të tjerë ende të paidentifikuar”.

Lënda është dorëzuar për shqyrtim në Gjykatën Themelore në Prishtinë, Departamentin Special, ndërsa i pandehuri ndodhet në paraburgim.

ishinkaçanikserbe

Të ngjashme

Raportohet se BIA serbe ka arrestuar dy persona për ‘spiunazh’ te shërbimet shqiptare, njëri nga Kosova

Raportohet se BIA serbe ka arrestuar dy persona për ‘spiunazh’ te shërbimet shqiptare, njëri nga Kosova

18:34
Kush ishin 43 deputetët që nënshkruan për thirrjen e seancës për zhbërjen e Gjykatës Speciale në vitin 2017

Kush ishin 43 deputetët që nënshkruan për thirrjen e seancës për zhbërjen e Gjykatës Speciale në vitin 2017

13:35

Më shumë nga Lajme

  • 10:35Kurti futet në Qeveri, s’përgjigjet për mospërfshirjen në rend dite të Projektligjit për Dhomat e Specializuara
  • 09:45Musliu - VV-së: Erdhët në pushtet duke premtuar zhbërjen e Speciales, pse nuk po e zhbëni?
  • 09:37A do të ketë të ftohtë të madh sivjet në Kosovë, përgjigjet meterologu i njohur
  • 09:28Gruda për Kurtin: Unë të them që po dua pak dinjitet me e mbrojt UÇK-në, e ti më thua “po dua edhe pak pushtet’
  • 09:18Çitaku: Po e zvarritni mbrojtjen e UÇK, Albin e Donikë dita e llogaridhënies do të vijë