Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

Nis dita e 16-të e protestës, qytetarët grumbullohen në sheshin “Skënderbej”

GD
Gazeta Demos15 qershor 2026 në 18:57
Nis dita e 16-të e protestës, qytetarët grumbullohen në sheshin “Skënderbej”

Protestuesit që prej më shumë se dy javësh po kundërshtojnë projektin e investimit në zonën e mbrojtur Pishë Poro–Nartë kanë paralajmëruar një marshim të ri në Tiranë, në kuadër të protestave kundër punimeve në Zvërnec.

Sipas organizatorëve, qytetarët do të mblidhen fillimisht në shesh, për të vijuar më pas marshimin në bulevardin “Dëshmorët e Kombit” dhe për t’u ndalur para ndërtesës së Kryeministrisë, ku do të mbahen fjalime nga aktivistë dhe pjesëmarrës të protestës.

Pas përfundimit të fjalimeve, protestuesit pritet të marshojnë edhe në rrugët e kryeqytetit.

Aktivisti Kola bëri të ditur se organizimi i marshimit po udhëhiqet nga të rinjtë, ndërsa paralajmëroi masa shtesë për të shmangur incidentet e mundshme.

“Marshimi është organizuar nga vetë të rinjtë, por nga sot do të kujdesemi edhe për të shmangur incidentet e mbrëmshme. Nuk do të ketë më marshim jashtë ‘Unazës’”, deklaroi ai.

Prej 16 ditësh, në Tiranë, Vlorë dhe qytete të tjera të Shqipërisë po zhvillohen protesta kundër projektit për ndërtimin e një resorti turistik në zonën e mbrojtur Pishë Poro–Nartë, mes shqetësimeve për ndikimin mjedisor dhe çështjet e pronësisë së tokës.

Protestuesit kërkojnë anulimin e projektit në Zvërnec dhe dorëheqjen e qeverisë së kryeministrit Edi Rama. Projekti është lidhur publikisht me Jared Kushner, dhëndrin e presidentit amerikan Donald Trump.

Sipas të dhënave zyrtare, zona në Zvërnec figuron në pronësi të kompanisë Albania Land Development, e regjistruar më 27 maj 2025 në Agjencinë Shtetërore të Kadastrës.

Ndërkohë, të dhënat e Qendrës Kombëtare të Biznesit tregojnë se pronarë të kompanisë janë vëllezërit Mohamadmoataz Mhd Ruslan Alkhayat dhe Ramez Mhd Ruslan Alkhayyat.

Më 29 prill, Këshilli Kombëtar i Territorit miratoi lejen për punime rrethimi dhe aktivitete përgatitore për ndërtimin e rrugëve të aksesit në zonën e Zvërnecit, një vendim që ka nxitur reagime dhe kundërshtime nga aktivistët dhe organizatat mjedisore.

shqiperi

Më shumë nga Lajme

  • 23:39Shqipëri: 5 vatra aktive, ndërhyrje me helikopterë në disa zona
  • 23:00Peci: Kosova po i afrohet anarkisë, shtatori pritet të jetë i nxehtë
  • 22:49Qorolli: Deri në fundjavën e ardhshme, lajme pozitive për presidentin
  • 22:44“Takimet LVV-LDK po bëhen për të fituar kohë, vendi shkon në zgjedhje”
  • 22:41Gjykatësi urdhëron hetim për vdekjen e kriminelit Ratko Mladiq, autoritetet holandeze nisin verifikimet