Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

Nis fushata për zgjedhjet e parakohshme, KQZ tregon rregullat e procesit

GD
Gazeta Demos28 maj 2026 në 10:31
Nis fushata për zgjedhjet e parakohshme, KQZ tregon rregullat e procesit

Ka nisur zyrtarisht këtë të enjte fushata zgjedhore për zgjedhjet e parakohshme parlamentare në Kosovë, e cila do të zgjasë deri më 7 qershor, në orën 07:00, kur edhe hapen Qendrat e Votimit.

Sipas të dhënave të publikuara nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ), në këtë proces zgjedhor janë certifikuar 21 subjekte politike, ndërsa në garë për ulëse në Kuvend janë gjithsej 902 kandidatë për deputetë.

Zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi, ka bërë të ditur se kohëzgjatja e fushatës është e përcaktuar me ligj dhe do të zhvillohet për 10 ditë e shtatë orë. Ai ka rikujtuar se, bazuar në ndryshimet ligjore të miratuara në vitin 2023, fushata përmbyllet në momentin kur hapen qendrat e votimit në ditën e zgjedhjeve.

“Për 10 ditë e 7 orë, 21 subjektet politike me 902 kandidatët për deputetë do të mund të zhvillojnë aktivitetet e tyre në kuadër të fushatës zgjedhore. Sipas Ligjit për Zgjedhjet e Përgjithshme, i miratuar në vitin 2023, fushata zgjedhore përfundon me hapjen e qendrave të votimit në ditën e zgjedhjeve. Pra, ashtu si në zgjedhjet parlamentare dhe lokale të vitit 2025, dita e shtunë nuk do të jetë heshtje zgjedhore”, tha Elezi për Klanin.

Elezi ka sqaruar gjithashtu se trajtimi i ankesave për shkelje eventuale gjatë fushatës nuk është kompetencë e KQZ-së, por e Panelit Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa (PZAP).

Megjithatë, sipas tij, KQZ do të ketë rol monitorues gjatë gjithë periudhës së fushatës, përmes angazhimit të monitoruesve në të gjitha komunat e vendit, të cilët do të përcjellin aktivitetet e subjekteve politike dhe do të hartojnë raporte lidhur me organizimin e tubimeve, reklamave dhe materialeve promovuese.

“Sipas ligjit, KQZ nuk i trajton ankesat për shkelje gjatë fushatës zgjedhore, pasi kjo është detyrë e Panelit Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa. Megjithatë, KQZ ka rol në monitorimin e organizimit të takimeve, fushatave reklamuese dhe materialeve të tjera promovuese. Përmes Zyrës për Regjistrim, Certifikim dhe Kontrollin Financiar të Subjekteve Politike, do të angazhohen monitorues në të gjitha komunat e Kosovës, të cilët do të përgatisin raporte për aktivitetet e subjekteve politike. Këto raporte do të shfrytëzohen si burim informacioni për evidentimin dhe krahasimin me të dhënat e deklaruara në raportin financiar të fushatës, të cilin e dorëzojnë subjektet politike”, tha Elezi.

KQZ

Më shumë nga Lajme

  • 13:51“Po injorohet situata për presidentin”, Tahiri: Na ka hyrë debati kush është ma patriot e kush shpiun
  • 13:44Deputeti Fatos Geci nuk i votoi as Deklaratën për Specialen as Vlora Çitakun
  • 13:43Zbardhen diskutimet në Këshillin e Sigurisë për çështjen Hyseni, Presidenca jep detajet
  • 13:40Tahiri i PDK-së: Qeveria s’ka arsye të vonohet, të sillet me urgjencë ndryshimi i Ligjit për Specialen
  • 13:35Kush ishin 43 deputetët që nënshkruan për thirrjen e seancës për zhbërjen e Gjykatës Speciale në vitin 2017