Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara. v 1.0.2
Lajme

“Po injorohet situata për presidentin”, Tahiri: Na ka hyrë debati kush është ma patriot e kush shpiun

GD
Gazeta Demos28 shtator 2026 në 13:51
“Po injorohet situata për presidentin”, Tahiri: Na ka hyrë debati kush është ma patriot e kush shpiun

Deputeti i Aleancës, Besnik Tahiri, pas seancën ku u miratua Deklarata e Përbashkët e Kuvendit kundër vendimit të Speciales ndaj katërshes së UÇK-së, ka folur edhe për një çështje që sipas tij po injorohet në situatën në të cilën ndodhet Kosova.

Tahiri tha se më 6 tetor deputetët, vendi mund të shkojë në zgjedhje të reja, nëse s’ka seriozitet në procesin për zgjedhjen e presidentit.

“Po e shoh që ka njëfarë injorimi të një situate shumë reale. Burra dhe gra deputetë, më 6 tetor, ne ose shkojmë në zgjedhje ose vazhdojmë me rregullimin shtetëror, me këtë zotim ose të tjera.

Është e pakuptueshme dhe e papranueshme që mos të flasim për problemet reale në Kosovë. Na ka hyrë debati kush është më patriot e kush shpiun, kush po qan më shumë, kush po qet lot krokodili më shumë”, u shpreh ai.

Tahiri tha se Kosovës i duhet seriozitet dhe reflektim, gjë që, sipas tij s’po shihet.

“Ka nevojë për seriozitet, ka nevojë për reflektim, për shkak se kanë mbetur edhe tetë ditë deri te një vendim. Nuk shoh proces serioz, nuk shoh reflektim të situatës se çka ka ndodhur më 16 shtator. Shoh vazhdimësi të një situate që po na përsëritet”.

kushtahiriinjorohet

Të ngjashme

Pa modesti, Bejta: Nuk e di kush është në nivelin tim si artist në Kosovë

Pa modesti, Bejta: Nuk e di kush është në nivelin tim si artist në Kosovë

16:37
Tahiri: Aleanca mbështet propozimin e PDK-së për procedimin e ligjit, më pas menjëherë të fillojë procedura e amendamentimit

Tahiri: Aleanca mbështet propozimin e PDK-së për procedimin e ligjit, më pas menjëherë të fillojë procedura e amendamentimit

10:28

Më shumë nga Lajme

  • 22:53Pezullimi i fluturimeve, deklarohet Qeveria amerikane
  • 22:38Hoti: Qeveria Kurti është kaos institucional, kemi ministra që nuk e dinë as ku janë, as çfarë bëjnë
  • 22:24S’i vjen rendi ligjit të Speciales, Haxhiu e ndërpret seancën për mungesë kuorumi: Vazhdojmë kur të dakordohemi, natën e mirë
  • 21:26Kurti: Herët të flitet për mundësinë e një kapitulli të ri me Serbinë, sa më shpejt që do të na njohin aq më mirë për dy vendet
  • 21:25Ekstradohet nga Italia në Kosovë i kërkuari me urdhërarrest ndërkombëtar për ndihmë në vrasje