Ka nisur Kuvendi i Jashtëzakonshëm i Lidhjes Demokratike të Kosovës, në të cilin do të votohet për besimin ndaj kryetarit të partisë, Lumir Abdixhiku.
Në këtë proces do të marrin pjesë 355 delegatë të LDK-së, të cilët do të vendosin nëse Abdixhiku do ta vazhdojë mandatin në krye të subjektit politik.
DEMOS do t’ju mbajë të informuar në kohë reale për të gjitha zhvillimet nga Kuvendi i Jashtëzakonshëm i LDK-së.
