Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

​Nis ndërtimi i një shkolle të re në veri të Mitrovicës

GD
Gazeta Demos28 tetor 2025 në 19:23
​Nis ndërtimi i një shkolle të re në veri të Mitrovicës

Në lagjen “Kodra e Minatorëve” në Mitrovicë është vënë gurthemeli i objektit të ri të shkollës fillore, projekt ky i financuar nga Qeveria e Kosovës përmes Ministrisë së Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit.

Kryetari i Komunës së Mitrovicës së Veriut, Erden Atiq, tha se ky është një ndër projektet më të rëndësishme për komunitetin lokal, që do të mundësojë kushte më të mira për arsimin fillor.

“Gjendemi këtu në inaugurimin e shkollës fillore në Kodrën e Minatorëve, projekt i Qeverisë Kurti dhe Ministrisë së Arsimit.

“Kjo është shkolla e dytë pas asaj në lagjen e Boshnjakëve që e inauguruam më 3 tetor. Projekti pritet të përfundojë brenda 15 muajve dhe do të ketë kapacitet për 350 nxënës. Falënderoj Qeverinë dhe Ministrinë për mbështetjen”, tha Atiq.

Në mungesë të ministres Arbërie Nagavci, në ceremoninë e inaugurimit mori pjesë zëvendësministri Muhedin Nushi, i cili theksoi rëndësinë e investimeve të vazhdueshme në infrastrukturën arsimore.

“Kostoja e këtij projekti është 2.3 milionë euro. Ky është objekti i tretë arsimor në komunën e Mitrovicës së Veriut pas shkollës dhe çerdhes në lagjen e Boshnjakëve. Vetëm gjatë këtij mandati, Ministria e Arsimit ka investuar 162 milionë euro në infrastrukturë arsimore, prej të cilave 73 milionë për ndërtim dhe riparim të shkollave”, u shpreh Nushi.

Ndërsa, ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, vlerësoi se investime të tilla po e ndryshojnë imazhin e zonës.

“Rinia jonë jo vetëm që do të ketë kushte më të mira për mësim, por edhe një perspektivë më të sigurt në një ambient të qetë për të gjithë. Jam jashtëzakonisht i lumtur që po vazhdojmë me këto projekte në një zonë që dikur njihej si problematike, e sot është kthyer në një hapësirë prosperuese”, tha Sveçla.

Projekti pritet të përfundojë brenda 15 muajve dhe do të ofrojë kushte moderne për procesin mësimor për qindra nxënës të kësaj lagjeje.

mitrovica e veriut

Më shumë nga Lajme

  • 23:37Përditësohen të dhënat e fundit, deri në gjysmë ore pritje për dalje nga Kosova
  • 23:00Vuçiq akuzon komandantin e KFOR-it: Turku dëshiron ta hapë urën e Ibrit, do t’i lutem Rutte-s të mos e bëjë
  • 22:50Përmirësohet situata, katër vatra aktive të zjarrit në Shqipëri
  • 22:38Matoshi: Kurti s’po mundohet fare ta bëjë presidentin, dëshiron ta çojë vendin në zgjedhje
  • 22:28Komisioni Evropian: Ura duhet t’i lidhë komunitetet