Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

Nis seanca ndaj të akuzuarit për krime lufte në Vushtrri, Sllagjan Trajkoviq – dëshmon Sadat Gashi

GD
Gazeta Demos29 tetor 2025 në 13:49
Nis seanca ndaj të akuzuarit për krime lufte në Vushtrri, Sllagjan Trajkoviq – dëshmon Sadat Gashi

Në Gjykatën Themelore në Prishtinë ka nisur seanca ndaj të akuzuarit për krime lufte në fshatin Reznik të komunës së Vushtrrisë, Sllagjan Trajkoviq.

Në këtë seancë po jep dëshminë e tij dëshmitari, Sadat Gashi.

Gashi gjatë vitit 1999, ka qenë i burgosur, dënim të cilin e ka kryer kryesisht në burgun e Smrekonicës.

Sipas dosjes së Prokurorisë Speciale, i pandehuri Sllagjan Trajkoviq dyshohet se gjatë kohës së luftës në Kosovë, në periudhën kohore 1998-1999, në fshatin Reznik dhe fshatrat përreth të komunës së Vushtrrisë, individualisht dhe në bashkëkryerje me persona të tjerë, si pjesëmarrës i forcave policore dhe ushtarake serbe ka kontribuar në vrasje, bastisje, rrahje, maltretim, arrestime, torturë, trajtim në mënyrë mizore dhe çnjerëzore, mbajtje në kushte skllavërie, dëbim dhe deportim të mijëra civilëve shqiptarë.

Po ashtu, ai dyshohet edhe për masat e plaçkitjes, djegies dhe shkatërrimit të shtëpive të popullsisë civile të nacionalitetit shqiptar që nuk kanë marrë pjesë drejtpërdrejt në konflikt.

“Duke shkelur kështu rëndë rregullat e të drejtës ndërkombëtare gjatë kohës së luftës, katër Konventat e Gjenevës të vitit 1949 dhe protokollet shtesë”- thuhet në dosjen e prokurorisë.

gjykatakrime lufte

Më shumë nga Lajme

  • 21:04“Kur duhej mbështetur EULEX-i, ishin kundër” – Behrami kritikon Kurtin pas takimit me Lopes
  • 20:54Rritja e çmimit të naftës, Mulaj: Qeveria Kurti nuk e ka fokusin tek sfidat ekonomike
  • 20:49Me shpejtësi 114 km/h, dalin pamjet e aksidentit tragjik ku vdiqen tre persona në Durrës
  • 20:24‘Pa Listën Serbe, nuk do të ketë serbë në Kosovë’, Vuçiq nuk i llogaritë serbët që nuk e votojnë LS
  • 20:09Ky është 20-vjeçari portugez që u vra me thikë në Ksamil