Ka filluar takimi i Komisionit për Punë të Jashtme dhe Diasporë të Kuvendit të Kosovës me ambasadorin e Hungarisë në Kosovë, László Dux.

Takimi po mbahet me dyer të mbyllura, pa praninë e mediave.

Në këtë takim pritet të diskutohen çështje që lidhen me marrëdhëniet ndërmjet Kosovës dhe Hungarisë, si dhe bashkëpunimin mes dy vendeve.