Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

Një burrë në Rahovec plagoset në kokë, arrin t’ia marrë armën sulmuesit

GD
Gazeta Demos23 gusht 2026 në 09:58
Një burrë në Rahovec plagoset në kokë, arrin t’ia marrë armën sulmuesit

Një person është plagosur me armë zjarri dhe është sulmuar me kondak të armës në rrugën regjionale Sarosh-Rahovec, gjatë orëve të para të së shtunës.  

Sipas raportit 24-orësh të Policisë, viktima ishte duke udhëtuar me veturë rreth orës 02:20, kur një automjet i kishte bërë shenjë me drita.

Pasi viktima ishte ndalur, një person dyshohet se kishte shtënë me armë zjarri në drejtim të tij, duke e plagosur në pjesën e pasme të kokës.

Pas të shtënave, i dyshuari ishte afruar te viktima dhe e kishte goditur disa herë me kondak të armës së shkurtër, thuhet nga Policia.

Gjatë përleshjes, viktima kishte arritur t’ia merrte armën të dyshuarit dhe më pas ishte larguar nga vendi i ngjarjes për të kërkuar ndihmë mjekësore.

Njësitë policore kanë dalë në vendin e ngjarjes, ku kanë sekuestruar një pistoletë pa municion.

“Viktima është dërguar për trajtim mjekësor, ndërsa për rastin është njoftuar prokurori. Rasti është duke u hetuar nga njësitet kompetente”, thuhet në raportin 24-orësh.

viktimaarmënkishte

Të ngjashme

Komandanti që udhëhoqi mbrëmë operacionin policor kishte arrestuar Albin Kurtin në tetor të vitit 2005

Komandanti që udhëhoqi mbrëmë operacionin policor kishte arrestuar Albin Kurtin në tetor të vitit 2005

13:07

Më shumë nga Lajme

  • 13:27Disa nga deputetët e VV-së futen në Kuvendin e Kosovës, a pritet seancë?
  • 13:26Lushtaku: Kemi informacione jozyrtare për thirrjen e seancës së jashtëzakonshme
  • 13:24Seancë gjatë ditës? Haradinaj: S’kemi marrë ftesë ende
  • 13:18Reagon veterani i UÇK-së që u rrah mbrëmë nga Policia: Nuk e sulmova Policinë, gjithmonë do të jem në shërbim të vendit
  • 13:18Ramush Haradinaj me parti del për t'i falënderuar protestuesit në shesh