Një aksident trafiku mes një veture dhe një motoçiklete ka ndodhur sot rreth orës 10:00 në rrugën “Bill Clinton” në Pejë.
Si pasojë e aksidentit, një person ka pësuar lëndime trupore dhe është dërguar në Spitalin Rajonal të Pejës për trajtim mjekësor.
Rastin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë në Pejë, Driton Rugova.
