Qendra Emergjente e QKUK-së ka pranuar dhe trajtuar 318 raste gjatë 24 orëve të fundit.
Nga numri i përgjithshëm, 96 pacientë janë trajtuar në Emergjencën Internistike, 64 në atë Kirurgjike dhe 66 në Emergjencën Ortopedike.
Në Sallën e Vogël janë trajtuar 24 pacientë, kryesisht për qepje, përpunim dhe pastrim të plagëve.



