Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara. v 1.0.2
Lajme

Një muaj paraburgim për nënën që i jipte vajzat e mitura për shfrytëzim seksual, Gjykata çon në burg edhe dy të dyshuar tjerë

GD
Gazeta Demos28 nëntor 2026 në 20:34
Një muaj paraburgim për nënën që i jipte vajzat e mitura për shfrytëzim seksual, Gjykata çon në burg edhe dy të dyshuar tjerë

Gjykata Themelore në Prishtinë, Departamenti për Krime të Rënda, ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë Themelore në Prishtinë, Departamenti për të Mitur, për caktimin e masës së paraburgimit ndaj tre të pandehurve: E.B., M.C. dhe R.S. 

E.B. dyshohet për veprën penale të trafikimit me njerëz, ndërsa M.C. dhe R.S. për veprën penale të shfrytëzimit të shërbimeve seksuale nga viktimat e trafikimit, sipas Kodit Penal të Republikës së Kosovës.

Pas mbajtjes së seancës dëgjimore, gjyqtarja e procedurës paraprake ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë për caktimin e masës së paraburgimit ndaj të pandehurve E.B., M.C. dhe R.S., duke caktuar masën e paraburgimit në kohëzgjatje prej një muaj, për secilin.

Gjykata, pas shqyrtimit dhe analizimit të kërkesës së Prokurorit të Shtetit për caktimin e masës së paraburgimit, ka vlerësuar se në rastin konkret caktimi i kësaj mase është i nevojshëm dhe i përshtatshëm, pasi ekziston rreziku real që të pandehurit, nëse lihen në liri, të arratisen dhe t’i shmangen ndjekjes penale, duke pasur parasysh peshën dhe dënueshmërinë e lartë të veprave penale, si dhe mënyrën e kryerjes së tyre ndaj dy të dëmtuarave të mitura.

Po ashtu, Gjykata vlerëson se ekziston rreziku që të pandehurit të ndikojnë tek të dëmtuarat e mitura dhe në këtë mënyrë të pengojnë zhvillimin e papenguar të procedurës penale. Në këtë drejtim, janë marrë parasysh edhe rrethanat që lidhen me moshën e të pandehurve, përkatësisht 67 dhe 70 vjeç, si dhe natyra e veprimeve për të cilat dyshohen.

Gjithashtu, ekzistojnë rrethana konkrete që tregojnë rrezikun real dhe të arsyeshëm të përsëritjes së veprave penale, veçanërisht duke pasur parasysh se e pandehura E.B., duke keqpërdorur pozitën dhe autoritetin prindëror, dyshohet se ka ndërmarrë veprime të kundërligjshme, duke mundësuar shfrytëzimin seksual të të dëmtuarave të mitura – vajzave të saj, në këmbim të parave apo përfitimeve të tjera materiale.

“Gjykata konsideron se masa e paraburgimit është e domosdoshme për të parandaluar rrezikun e arratisjes, ndikimin tek të dëmtuarat dhe përsëritjen e veprave penale. Kundër këtij aktvendimi, palët kanë të drejtë ankese në Gjykatën e Apelit, përmes Gjykatës Themelore në Prishtinë”, njofton Gjykata Themelore në Prishtinë.

gjykatamiturapenale

Të ngjashme

Aktgjykimi i Apelit që i la në burg përjetë Murselin e Plavën - Kokallën 30 vjet

Aktgjykimi i Apelit që i la në burg përjetë Murselin e Plavën - Kokallën 30 vjet

20:04

Më shumë nga Lajme

  • 20:33Prekazi bashkoi shqiptarët nga të gjitha viset në nderim të familjes Jashari
  • 20:29Tërmet i fortë godet këtë shtet
  • 20:28Vizita e Jakup Krasniqit në Kosovë, e 15-ta humanitare për të paraburgosurit e Speciales
  • 20:27Begaj me mesazh për 28 Nëntorin: Protestë edhe sot, por dhuna nuk është zgjidhja
  • 20:24“Nëntori i UÇK-së”, eseja e djalit të Agim Çekut vlerësohet lart nga profesori: E përjetshme mbetet lufta dhe lavdia e UÇK-së