Policia e Kosovës ka njoftuar se mbrëmë është njoftuar për një vdekje të dyshimtë në Ferizaj.
Në trupin e viktimës, sipas policisë, dyshohet se kishte shenja dhune.
Trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion.

Njoftimi i plotë:
HETIM MBI VDEKJEN/Ferizaj 12.09.2026-21:18. Njësiti policor pas marrjes së një informate për vdekje të dyshimtë, së bashku me ekipin mjekësor kanë dal në vendin e ngjarjes, ku është gjetur pa shenja jete viktima m/k, në trupin e të cilit dyshohet se kishte shenja të dhunës fizike. Vdekjen e viktimës e ka konstatuar ekipi mjekësor në vendin e ngjarjes. Trupi i pa jetë është dërguar në IML për obduksion.