Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

Një polic dhe një qytetar u gjuajtën me armë gjatë një incidenti në trafik, dy të lënduar në Ferizaj

GD
Gazeta Demos22 korrik 2025 në 10:01
Një polic dhe një qytetar u gjuajtën me armë gjatë një incidenti në trafik, dy të lënduar në Ferizaj

Dy persona janë plagosur pas të shtënave me armë në fshatin Doganaj të Ferizajt.

Policia ka njoftuar se në këtë shkëmbim zjarri ishin të përfshirë dy persona me veturat e tyre personale, njëri person zyrtar policor, i cili në momentin e incidentit ka qenë jashtë detyrës zyrtare.

Dy të dyshuarit pas ndihmës mjekësore në Emergjencën e Ferizajt janë dërguar në QKUK-së për tretman të mëtutjeshëm mjekësor. Në lidhje me rastin janë sekuestruar dy armë

“Fsh. Doganaj, Ferizaj 21.07.2025 – 00:50. Si pasojë e të shtënave me armë zjarri dyshohet se dy persona meshkuj kosovarë janë lënduar. Në këtë shkëmbim zjarri ishin të përfshirë dy persona me veturat e tyre personale, njëri person zyrtar policor i cili në momentin e incidentit ka qenë jashtë detyrës zyrtare. Njësitë përkatëse policore kanë dalë në vendin e ngjarjes si dhe IPK. Dy të dyshuarit pas ndihmës mjekësore në Emergjencën e Ferizajt janë dërguar në QKUK-së për tretman të mëtutjeshëm mjekësor. Në lidhje me rastin janë sekuestruar dy armë. Rasti është duke u hetuar nga njësitë përkatëse policore së bashku me Inspektoratin Policor të Kosovës”, thuhet në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës.

Inspektorati Policor i Kosovës është deklaruar lidhur me këtë incident.

IPK njoftoi se zyrtari policor i përfshirë në këtë rast është arrestuar dhe suspenduar nga puna. IPK njoftoi se nga të dhënat fillestare incidenti ka ndodhur fillimisht si pasojë e një mosmarrëveshjeje në trafik.

Më shumë nga Lajme

  • 08:39Elon Musk rikthehet si këshilltar i Trump, merr rol drejtues në projektin e Pentagonit për të ardhmen e luftës
  • 08:31​Haxhiu dhe Vitia shpërndajnë pako onkologjike në kuadër të “Tetorit Rozë”
  • 08:30Bëhet dërgesa e parë drejt Zvicrës në kuadër të Marrëveshjes Kosovë–EFTA
  • 08:29Kontrolle për prerjet ilegale në Ferizaj e Shtërpcë, konfiskohen dru të transportuara me tre mjete
  • 08:19Wesley Clark: Shqiptarët kishin të drejtë të rebeloheshin, kur e thashë në Hagë, ata më ndërprenë