Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara. v 1.0.2
Lajme

Njoftimi i Ibër-Lepencit, deklarohen nga Ujësjellësi i Mitrovicës: Sot do të ketë zvogëlim të ujit

GD
Gazeta Demos1 nëntor 2025 në 09:51
Njoftimi i Ibër-Lepencit, deklarohen nga Ujësjellësi i Mitrovicës: Sot do të ketë zvogëlim të ujit

Kompania Rajonale Ujësjellësi “Mitrovica” ka njoftuar se sot do të ketë zvogëlim të nivelit të ujit në kanalin kryesor “Ibër-Lepenc” që për pasojë mund të ketë mungesë të ujit ne zonat më të larta të qytetit dhe në fshatrat përreth.

Kjo kompani tha se ekipet e tyre janë në terren dhe po e monitorojnë situatën, ndërsa tha se do të ndërmerren masa për normalizim të furnizimit kur niveli i ujit në këtë kanal të stabilizohet.

“Ju njoftojmë se nga kompania “Ibër-Lepenc” jemi informuar se gjatë ditës së sotme do të ketë zvogëlim të nivelit të ujit në kanalin kryesor “Ibër-Lepenc”. Si pasojë e kësaj, Impiantet për Trajtimin e Ujit në Shipol dhe Balinc do të punojnë me kapacitet të reduktuar të prodhimit, gjë që mund të shkaktojë mungesë të ujit, veçanërisht në zonat e larta të qytetit dhe fshatrat përreth. Ekipet tona janë në monitorim të vazhdueshëm të situatës dhe do të ndërmarrin të gjitha masat e nevojshme për normalizimin e furnizimit sapo të stabilizohet niveli i ujit në kanalin “Ibër-Lepenc””, u tha në njoftim.

Njoftimi vjen pas lajmeve që uji ka përfshirë punishten ku po ndërtohet ura e re e Ibrit për këmbësorë.

Atje pronari i kompanisë ndërtuese, Jahir Nimani, ka akuzuar se brana është lëshuar qëllimshëm nga Ujmani për të dëmtuar punimet derisa u ankua se shumë pajisje e materiale janë dëmtuar nga uji.

Ibër-Lepenc

Më shumë nga Lajme

  • 20:48“Efektin juridik e ka zero”, Osmani: Iniciativa për Specialen ishte mashtrim për qytetarët
  • 20:25Shiroka Pula takon pjesëmarrësit e Forumit Ndërkombëtar të Strategjisë nga rreth 40 vende
  • 20:23Këtë nuk e kemi parë deri tash në Kuvend, Kurti ha “darkë” gjatë seancës
  • 20:18Haziri: LDK-ja mund ta përkrahë Ligjin për Specialen nëse gjatë procesit konsultohet edhe BE-ja
  • 20:01“Ku janë 100 mijë vendet e punës?”, Bajrami akuzon Qeverinë për propagandë – publikon shifrat e Trustit