Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

“Njohja e patentë-shoferëve të Kosovës nga Sllovenia, lehtëson jetën e mërgatës sonë”

GD
Gazeta Demos2 shtator 2025 në 10:14
“Njohja e patentë-shoferëve të Kosovës nga Sllovenia, lehtëson jetën e mërgatës sonë”

Procesi i njohjes së patentë-shoferëve të Kosovës nga shteti slloven, është drejt finalizimit.

Kështu së paku ka thënë ministrja e Jashtme dhe e Diasporës, Donika Gërvalla, gjatë një takimi të zhvilluar me homologen e saj sllovene, Tanja Fajon.

Në takim, sipas njoftimit të MPJD-së, u diskutua për thellimin e bashkëpunimit ekonomik dhe nxitjen e lidhjeve mes bizneseve të të dyja vendeve, si një hap i rëndësishëm për ndërtimin e një partneriteti të qëndrueshëm dhe afatgjatë ndërmjet Kosovës dhe Sllovenisë.

“Një tjetër temë me rëndësi ishte finalizimi i procesit të njohjes së patentë-shoferëve të Kosovës në Slloveni, që do të lehtësojë ndjeshëm jetën e mërgatës sonë dhe do të forcojë edhe më tej lidhjet ndërmjet dy vendeve”, u tha në njoftimin e MPJD-së.

Gërvalla ka falënderuar Fajonin për mbështetjen e vazhdueshme të Sllovenisë ndaj Kosovës në procesin e integrimit euroatlantik, duke e vlerësuar këtë mbështetje si dëshmi të rolit të Sllovenisë si një mike dhe partnere e vendit tonë.

“Mbështetja e palëkundur e Sllovenisë për integrimin euroatlantik të Kosovës riafirmon rolin e saj si një aleate dhe partnere strategjike e vendit tonë”, theksoi Gërvalla.

Më shumë nga Lajme

  • 08:31Stambollin e merr uji: Përmbytjet masive shkaktojnë kaos, veturat “notojnë” nga vërshimet
  • 08:19"Studioja ku ndodhemi po përmbytet", Alarm në Turqi: Përmbytje bllokojnë Demet Ozdemir dhe Murta Boz, bëjnë thirrje për ndihmë
  • 08:05Haradinaj: Rreth 700 milionë dollarë u shfrytëzuan kundër Thaçit dhe të tjerëve
  • 08:04Termokos nis sot sezonin e ngrohjes për mbi 25 mijë konsumatorë në Prishtinë
  • 07:40Sot mblidhet Kuvendi, këto janë pikat që do të shqyrtohen në seancë