Dëshmitari i Masakrës së Poklekut, Fadil Muqolli, ka rrëfyer për tmerrin e 17 prillit, kur forcat serbe vranë 59 civilë shqiptarë.
Në rrëfimin e tij për emisionin“Edicioni Special” të Klan Kosova, Muqolli ka treguar momentet kur e ka kuptuar se i ishte vrarë e gjithë familja.
“Axha Elmia më ka thënë se diçka shumë e madhe ka ndodhur dhe se duhet të jem i fortë. Unë kam menduar se mund të jetë vrarë dikush nga ushtarët ose vëllai që ka qenë ushtar. Kur e kam pyetur sërish, më ka thënë, na i kanë vrarë krejt familjen”, ka deklaruar ai.
