Debat i ashpër është zhvilluar në ATV, ndërmjet dy kandidatëve kryesor për komunën e Mitrovicës, Faton Peci në njërën anë dhe Arian Tahiri i PDK-së.
Derisa Tahiri filloi t’ia përmend skandalet në ministrinë e tij, ky i fundit tha, “nuk jam hajn”, derisa Tahiri, i thoshte, “e dijmë na, e dijma, e kemi pa”.
Tutje Tahiri ka vazhduar me pyetjet, për Pecin, se “çfarë ke bërë për Mitrovicën”, Peci ia ktheu, “unë kam bë për Kosovën”.
