Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara. v 1.0.2
Lajme

Nuk u pa as në Prekaz e as në Shqipëri, ky është urimi i Kurtit për 28 Nëntorin

GD
Gazeta Demos28 nëntor 2025 në 21:15
Nuk u pa as në Prekaz e as në Shqipëri, ky është urimi i Kurtit për 28 Nëntorin

Kryeministri në detyrë dhe kreu i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, përveç një postimi në profilin e tij në “Facebook” ku e ka uruar festën e 28 nëntorit, nuk është parë në asnjë aktivitet tjetër përgjatë ditës.

Kurti s’është parë as në homazhet që janë zhvilluar në Prekaz tek kompleksi i Jasharajve. Aty nderimet e zhvilluara i ka udhëhequr kreu i Kuvendit të Kosovës, Dimal Basha, i cili ka qenë nën shoqërinë e Besnik Bislimit, Mimoza Kusari Lilës e Liza Gashit.

Kreu i LVV-së nuk ka marrë pjesë as në organizimet që janë zhvilluar në Shqipëri, ku ka marrë pjesë presidentja e vendit, Vjosa Osmani, derisa nga atje janë lajmëruar edhe Donika Gërvalla, Xhelal Sveçla e Albulena Haxhiu.

Ndërkohë nga zyra e tij s’ka pasur ndonjë njoftim zyrtar për agjendën e sotme të kryeministrit në detyrë dhe s’dihet se ku e ka kaluar Kurti festën e 28 nëntorit

Albin Kurti

Më shumë nga Lajme

  • 20:33Prekazi bashkoi shqiptarët nga të gjitha viset në nderim të familjes Jashari
  • 20:29Tërmet i fortë godet këtë shtet
  • 20:28Vizita e Jakup Krasniqit në Kosovë, e 15-ta humanitare për të paraburgosurit e Speciales
  • 20:27Begaj me mesazh për 28 Nëntorin: Protestë edhe sot, por dhuna nuk është zgjidhja
  • 20:24“Nëntori i UÇK-së”, eseja e djalit të Agim Çekut vlerësohet lart nga profesori: E përjetshme mbetet lufta dhe lavdia e UÇK-së