Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

“Ooo ma se i kam këmbët e operume”, konflikti me qytetarin – publikohet audioja që zbulon pse u suspenduan 6 zyrtarë policorë në Gjakovë

GD
Gazeta Demos26 shkurt 2026 në 08:51
“Ooo ma se i kam këmbët e operume”, konflikti me qytetarin – publikohet audioja që zbulon pse u suspenduan 6 zyrtarë policorë në Gjakovë

Është publikuar një audio-incizim që hedh dritë mbi arsyet e suspendimit të gjashtë zyrtarëve policorë në Gjakovë, lidhur me një ngjarje të 19 shkurtit 2026, kur një qytetar ishte njoftuar për një gjobë për parkim të parregullt në Gjakovë.

Sipas audio-incizimit nga Sinjali , qytetari ishte paraqitur në stacionin policor për të marrë tiketën për kundërvajtje, por pas një bisede me disa zyrtarë policorë të Njësisë Rajonale të Komunikacionit Rrugor, situata kishte eskaluar dhe ai ishte arrestuar nën dyshimin për veprën penale “Kanosje”.

Megjithatë, pas pranimit të ankesës së tij, Inspektorati Policor i Kosovës (IPK), përmes Departamentit të Hetimeve, ka nisur veprime konkrete hetimore. Hetuesit kanë analizuar shkresat e rastit, raportet zyrtare të përpiluara nga policët e përfshirë, si dhe audio-incizimin .

Sipas gjetjeve preliminare të IPK-së, përmbajtja e raportimeve zyrtare të zyrtarëve policorë – mbi të cilat ishte iniciuar rasti për “Kanosje” – nuk përputhet me atë që dëgjohet në audio-incizim. Dyshohet se raportet nuk paraqesin saktë gjendjen faktike të ngjarjes.

Lidhur me këtë çështje, hetuesit e IPK-së janë konsultuar me Prokuroria Themelore në Gjakovë, ndërsa hetimet do të vazhdojnë në procedurë të rregullt ndaj gjashtë zyrtarëve policorë, për veprën penale “Keqpërdorim i pozitës apo autoritetit zyrtar”.

Në interes të hetimit dhe për të ruajtur integritetin e procedurës, IPK i ka rekomanduar Policia e Kosovës suspendimin e gjashtë zyrtarëve policorë të Njësisë Rajonale të Komunikacionit Rrugor në kuadër të Drejtorisë Rajonale të Gjakovës.

Polici

Më shumë nga Lajme

  • 10:1260-vjeçari në Korçë humbi jetën derisa po shpërdante qumshtin me biçikletë
  • 10:10Dogana konfiskon mbi 13 mijë euro të padeklaruara në Hani të Elezit
  • 09:5119-vjeçari që u gjet pa shenja jete në Kaçanik varroset sot
  • 09:37Prishtina zgjeron rrjetin e kamerave të sigurisë, do të vendosen edhe në të gjitha parqet
  • 09:31Berisha: Bizneset janë në krizë të madhe, jemi në prag të falimentimit