Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

Operacioni “White Star”: Arrestohen pesë persona, sekuestrohen armë, drogë, para dhe 10 vetura

GD
Gazeta Demos9 qershor 2026 në 14:07
Operacioni “White Star”: Arrestohen pesë persona, sekuestrohen armë, drogë, para dhe 10 vetura

Pesë persona janë arrestuar të martën gjatë një operacioni të gjerë policor të koduar “White Star”, i cili u zhvillua në disa lokacione në Kosovë në kuadër të hetimeve për krim të organizuar, trafikim të narkotikëve dhe pastrim parash.

Sipas një komunikate të përbashkët të Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës dhe Policisë së Kosovës, aksioni është realizuar në Prishtinë, Pejë, Prizren, Viti dhe Drenas, nën monitorimin e Prokurorisë Speciale dhe me urdhër të Gjykatës Themelore.

Pesë të dyshuarit janë ndaluar për 48 orë me vendim të prokurorit special, nën dyshimin për përfshirje në veprat penale të pjesëmarrjes ose organizimit të grupit kriminal të organizuar, blerjes, posedimit, shpërndarjes dhe shitjes së paautorizuar të narkotikëve, si dhe pastrimit të parave.

Gjatë kontrollit të lokacioneve, autoritetet kanë sekuestruar një numër të konsiderueshëm provash dhe pasurish, përfshirë:

Operacioni është mbështetur nga Europol , si dhe nga autoritetet e Belgjika , Franca dhe Holanda . Përfaqësues të këtyre institucioneve, së bashku me prokurorin e rastit, kanë monitoruar operacionin nga afër.

Prokuroria Speciale dhe Policia e Kosovës kanë theksuar se mbeten të përkushtuara në luftimin e krimit të organizuar dhe forcimin e sundimit të ligjit, duke vazhduar me veprime të koordinuara për parandalimin, hetimin dhe ndjekjen e veprave penale.

Polici

Më shumë nga Lajme

  • 14:11Bastiset shtëpia e të dyshuarit për spiunazh, sekuestrohen rreth 40 mijë euro - ndalohet për 48 orë
  • 13:54PDK ftesë partive: Nesër në ora 11:00 në Kuvend
  • 13:49Tahiri: Kuvendi jofunksional, kërkohet veprim i Prokurorisë
  • 13:38Osmani: Jemi në mbrojtje të Kushtetutës, qëndrimet i bëjmë publike pas mbledhjes
  • 13:19Veterani Agim Pllashniku fiton ndaj “Ibër-Lepencit”, gjykata urdhëron kthimin e tij në punë