Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

Osmani dekoron me medalje bashkatdhetarët në SHBA, që kontribuan për liri

GD
Gazeta Demos12 korrik 2025 në 20:53
Osmani dekoron me medalje bashkatdhetarët në SHBA, që kontribuan për liri

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, ka ndarë medalje presidenciale për bashkatdhetarët tanë në SHBA, që kontribuan për vendin në ditë të vështira.

Në një fjalim emocionues, Osmani u shpreh se ndjehet e nderuar të jetë në mesin e aq shumë figurave që kanë nderuar dhe vazhdojnë të vlerësojnë e kontribuojnë për atdheun e tyre.

“Përgjatë viteve të 80-ta e 90-ta, kur populli shqiptar në Kosovë rrezikohej nga regjimi shtypës e gjenocidal i Millosheviqit, mërgata jonë këtu në Amerikë u bë zëri i besës dhe i shpresës. Jo vetëm për mbijetesën tonë, por edhe për lirinë, pavarësinë dhe demokracinë tonë, për të cilën dhanë jetën breza të tërë. Pikërisht atëherë, shqiptarët në Amerikë mblidheshin, protestonin, lobonin e nuk lenin derë pa hapur për Kosovën Republikë. E një ndër vendet ku mblidheshin ishte pikërisht ky vend ku jemi mbledhur ne sot.

Prandaj i nderuar Bruno, faleminderit që edhe sot i keni hapur dyert për ne, ashtu siç i hapet dyert dikur dhe jo vetëm dyert, por edhe zemrat për shqiptarët kudo që janë, kur ky vend u bë strehë dhe zë i shpresës për mërgatën tonë ” deklaroi Osmani përpara të pranishmëve të mbledhur në një prej lokaleve më ikonike ku mblidhen shqiptarët në Nju-Jork.

Osmani tha se disa njerëz nuk kërkojnë kurrë lavdi, por veprat e tyre i japin lavdi atdheut, duke mbrojtur dinjitetin dhe duke mbajtur të gjallë emrin e shtetit dhe shpresën për liri.

Medaljet presidenciale që u ndanë për dhjetëra bashkatdhetarë mes të tjerash, ishin ato të meritave, “Urdhri i Pavarësisë” dhe “Hasan Prishtina”.

Më shumë nga Lajme

  • 08:53Rama takon zyrtaren e Këshillit të Evropës, flasin për fuqizimin e komunave
  • 08:48Ligji për Specialen: Çfarë pritet më tutje?
  • 08:46Pjesëtarët e FSK-së zënë vendin e dytë në garën “Ushtari më i mirë”
  • 08:20“Toka në Zvërnec u ble për 230 milionë euro, Kushner: Nëse miratohet, shqiptarët do të jenë krenarë
  • 07:56Nagavci: E votuam ligjin për Specialen, por dyshojmë se do t’i ketë efektet e pritura