Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

Osmani flet për BBC-në: Kosova e di si arrihet paqja

GD
Gazeta Demos25 janar 2026 në 16:28
Osmani flet për BBC-në: Kosova e di si arrihet paqja

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, në një intervistë për BBC ka deklaruar se Kosova është shembull i një vendi që e di çmimin dhe rrugën drejt paqes, duke rikujtuar periudhën e luftës dhe mbështetjen vendimtare të aleatëve ndërkombëtarë.

“Ka shumë arsye, por ndoshta më lejoni të kthehem pas në kohë. 26 vjet më parë. Kosova ishte një vend i shkatërruar nga lufta. Gjenocidi po kryhej kundër popullit të Kosovës. Dhe nën udhëheqjen e ShBA-së dhe sigurisht, me mbështetjen e Mbretërisë së Bashkuar dhe shumë vendeve demokratike anembanë botës, jetët tona u shpëtuan”, tha e para e shtetit, përcjell Klankosova.tv.

Osmani theksoi se ndërhyrja ndërkombëtare i dha Kosovës një shans për paqe dhe liri, duke nënvizuar arritjet e shtetit sot.

“Na u dha një shans për paqe. Na u dha një shans për të jetuar të lirë. Dhe sot jemi sovranë, jemi demokratikë, jemi të pavarur. Dhe më e rëndësishmja, fëmijët tanë janë brezi i parë në historinë e ekzistencës së kombit tonë që nuk e kanë njohur luftën dhe që kanë gëzuar paqen. Ne e dimë se si mund të arrihet paqja, dhe ajo mund të arrihet përmes veprimit. E dini, në atë kohë, unë isha një fëmijë i luftës, duke u rritur nën granata. Dhe si të gjithë të tjerët në brezin tim, jetët tona ishin në rrezik. Por çështja është se ajo që po dëgjonim në atë kohë ishin rezolutat e Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së. Ishin copa letre. Ishin fjalë, por asnjë veprim. Derisa erdhi ShBA-ja dhe mblodhën botën për të na ndihmuar”, deklaroi presidentja e cila është një nga lideret botërore që i është bashkuar Bordit të Paqes të presidentit të ShBA-së, Donald Trump.

Ajo njëherësh tha po ashtu se anëtarësimi i Kosovës në Bordin e Paqes nuk përfshin asnjë obligim financiar për shtetin e Kosovës.

“Nuk na është kërkuar kurrë ndonjë kontribut financiar. Përkundrazi. Karta e Bordit të Paqes sqaron se anëtarësimi në Bordin e Paqes nuk nënkupton ndonjë detyrim financiar për vendet apo ndonjë delegim sovraniteti. Nuk thuhet kështu në kartën e organizatës”, deklaroi ndër të tjerash Osmani. /

Vjosa Osmani

Më shumë nga Lajme

  • 13:37Vuçiq vazhdon thirrjet kundër hapjes së urës së Ibrit, thotë se i ka shkruar shefit të NATO-s
  • 13:17Matura shtetërore, MASh zgjat afatin e aplikimit për rreth 1 mijë nxënës
  • 13:15Haradinaj: Nëse dënohen ish-krerët e UÇK-së do të digjet krejt Shqiptaria, ata që do të festojnë do të digjen në atë zjarr
  • 13:14Haxhiu udhëton për në Taranto për hapjen e lojërave mesdhetare “Taranto 2026”
  • 13:01I shpëtoi ekzekutimit 8 herë, vdes i burgosuri më i vjetër në SHBA