Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

Osmani: Kemi shpartalluar propagandën e Serbisë duke rikonfirmuar njohje të Kosovës

GD
Gazeta Demos11 janar 2026 në 21:27
Osmani: Kemi shpartalluar propagandën e Serbisë duke rikonfirmuar njohje të Kosovës

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka deklaruar se një nga arritjet më të mëdha gjatë mandatit të saj ka qenë rikonfirmimi i njohjeve të Kosovës nga shtetet për të cilat Serbia pretendonte se e kishin çnjohur vendin. Ajo tha se ky proces ka kërkuar angazhim të madh institucional dhe diplomatik nga Presidenca.

Në një intervistë për emisionin Nerv, me Shkëlzen Gashin, Osmani theksoi se janë ndërmarrë veprime intensive për të sqaruar dhe rikonfirmuar statusin e Kosovës në raport me këto shtete

“Kemi arritur që të rikthejmë rreth 20 çnjohje të pretenduara”, ka deklaruar Presidentja, duke shtuar se edhe pse e Drejta Ndërkombëtare nuk njeh konceptin e çnjohjes, deklaratat për tërheqje të njohjeve i shkaktojnë dëm të madh Kosovës.

“Nëse një shtet thotë se ne ju çnjohim, neve na dëmton shumë. Edhe në imazh, edhe në parandalimin e njohjeve të reja, por edhe në anëtarësim në organizata ndërkombëtare”, u shpreh Osmani.

Ajo bëri të ditur se gjatë pesë viteve të mandatit të saj, Presidenca është marrë me të gjitha pretendimet për çnjohje të shtetësisë së Kosovës.

“I kemi rikonfirmuar dhe betonuar të gjitha”, tha Osmani, duke shtuar se në kuadër të këtij procesi shumë liderë shtetërorë janë ftuar në Kosovë dhe janë nënshkruar marrëdhënie diplomatike.

Sipas saj, vetëm me një shtet ende nuk ka pasur përgjigje zyrtare. “Përveç me njërin akoma nuk kemi përgjigje prej atij shteti”, tha presidentja, pa e përmendur emrin e tij.

Vjosa Osmani

Më shumë nga Lajme

  • 13:37Vuçiq vazhdon thirrjet kundër hapjes së urës së Ibrit, thotë se i ka shkruar shefit të NATO-s
  • 13:17Matura shtetërore, MASh zgjat afatin e aplikimit për rreth 1 mijë nxënës
  • 13:15Haradinaj: Nëse dënohen ish-krerët e UÇK-së do të digjet krejt Shqiptaria, ata që do të festojnë do të digjen në atë zjarr
  • 13:14Haxhiu udhëton për në Taranto për hapjen e lojërave mesdhetare “Taranto 2026”
  • 13:01I shpëtoi ekzekutimit 8 herë, vdes i burgosuri më i vjetër në SHBA