Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

Osmani kërkoi që qytetarët të shmangin kalimin nëpër Serbi, reagon Koci: Shteti nuk ndërtohet mbi një klimë frike

GD
Gazeta Demos25 nëntor 2025 në 21:08
Osmani kërkoi që qytetarët të shmangin kalimin nëpër Serbi, reagon Koci: Shteti nuk ndërtohet mbi një klimë frike

Avokati Arianit Koci ka reaguar pas thirrjes së Presidentes së Kosovës që qytetarët të shmangin kalimin nëpër Serbi, duke thënë se një porosi e tillë nuk mjafton pa ofruar masa konkrete për mbrojtjen e qytetarëve.

Koci tha se shqetësimet për arrestimet arbitrare nga autoritetet serbe janë të kuptueshme, por shtoi se institucionet duhet të veprojnë me plan të qartë.

“Shqetësimi është legjitim. Rreziku është real. Por një shtet nuk ndërtohet mbi një klimë frike. As mbi mesazhe që, pa dashje, prodhojnë ndjenjën e dorëzimit”, shkroi ai.

Sipas tij, paralajmërimet duhet të shoqërohen me veprime, në të kundërtën krijojnë pasiguri tek qytetarët. “Kur thua ‘mos shkoni’, atëherë duhet të tregosh edhe ‘si do t’ju mbrojmë’ dhe ‘çfarë zgjidhje po ofrojmë’. Përndryshe, thirrja mbetet e cunguar”, theksoi Koci.

Ai listoi disa hapa që, sipas tij, shteti duhet t’i ndërmarrë menjëherë, si sigurimi i rrugëve alternative për diasporën, mbrojtja konsullore e qytetarëve, koordinimi me vendet mike dhe presioni diplomatik ndaj Serbisë.

Arianit Koci

Më shumë nga Lajme

  • 14:17Vuçiq bisedon me Putinin, i kumton se do të japë dorëheqje
  • 14:12Krasniqi: U dënua UÇK-ja, jo individët
  • 13:47Deklarata për Specialen: Kuvendi synon ta kundërshtojë aktgjykimin dhe paralajmëron ndryshim të Ligjit
  • 13:39FSK dhe Ushtria Turke zhvillojnë trajnim të përbashkët në fushën e Kërkim-Shpëtimit
  • 13:06Tahiri: Ramush Haradinaj është profili dhe lideri që i duhet Kosovës për president