Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

Osmani kritikon Perëndimin për Serbinë: Partneritet s’mund t’iu jepet atyre që kryejnë agresion ndaj fqinjëve

GD
Gazeta Demos3 tetor 2025 në 12:52
Osmani kritikon Perëndimin për Serbinë: Partneritet s’mund t’iu jepet atyre që kryejnë agresion ndaj fqinjëve

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, sot ka folur gjatë ceremonisë ndërrimit të komandës së KFOR-it në Kosovë, ku gjenerali turk Ozkan Ulutas do të rikthehet në këtë detyrë pasi Enrico Barduani ka përfunduar mandatin.

Osmani ka thënë se Kosova e ka dëshmuar veten si një vend i përkushtuar për vlerat e demokracisë, lirisë dhe sigurisë kolektive dhe se aspirata për të hyrë në NATO s’është vetëm strategjike por edhe tregues i asaj se kush është Kosova.

“Populli i Kosovës gjithmonë ka qenë i rreshtuar në vlerat e demokracisë, dhe sigurisë kolektive. Prandaj aspirata jonë për t’u anëtarësuar në NATO s’është vetëm zgjidhje strategjike, por një tregues i asaj kush jemi”, ka deklaruar presidentja.

“Kosova e ka dëshmuar veten më qëndrueshmëri dhe reforma. Do të vazhdojmë të bëjmë kështu përkrah aleatëve”, ka shtuar tutje.

Osmani ka thënë se duhen përgjigje të forta dhe të vendosura ndaj atyre që cenojnë sigurinë dhe që synojnë të zhbëjnë gjithë progresin e bërë përgjatë këtyre viteve.

“Partneriteti s’mund t’i jepet atyre që kryejnë agresion kundër fqinjëve”, ka thënë Osmani.

Kjo fjali e presidentes Osmani duket të jetë si rezultat i zhvillimeve të fundit ku SHBA po bëhet gati të nisë Dialogun Strategjik me Serbinë, ndërkohë që Kosovës i është pezulluar faza përgatitore.

Më shumë nga Lajme

  • 22:46Izraeli kryen një seri sulmesh në Liban, vriten 11 persona
  • 22:45Rreth 750 viza pune nga Kosova u lëshuan në korrik, deputetja opozitare ngre alarmin
  • 22:18Policia e Kosovës ndan detaje nga operacioni për kapjen e trafikuesve të narkotikëve, në Greqi
  • 22:06Vezir Haziraj me 12 aktakuza, probleme me drejtësinë që nga mosha 16-vjeçare
  • 21:46Aksident tragjik në Suharekë: Humb jetën 29-vjeçarja