Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

Osmani me ambasadorin francez: Probleme shkakton veprimtaria kriminale e Radoiçiqit, jo urat mbi Ibër

GD
Gazeta Demos27 gusht 2025 në 18:06
Osmani me ambasadorin francez: Probleme shkakton veprimtaria kriminale e Radoiçiqit, jo urat mbi Ibër

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka pritur sot të dërguarin e posaçëm të Francës për Ballkanin Perëndimor, ambasadorin Rene Troccaz, ku u diskutuan zhvillimet politike në Kosovë dhe siguria rajonale.

Zyra e Presidentes përmes një komunikate tha se Osmani ka përsëritur orientimin strategjik të Kosovës drejt integrimit në Bashkimin Evropian dhe NATO, si dhe siç thuhët në komunikatë, përkushtimin e palëkundur për anëtarësim në Këshillin e Evropës.

Presidentja theksoi se Kosova është e përkushtuar ndaj stabilitetit politik dhe funksionimit të plotë demokratik të institucioneve, duke përmendur zgjedhjen e Kryetarit të Kuvendit dhe të shumicës së nënkryetarëve si hapa kyç në këtë drejtim.

Në lidhje me hapjen e urës së re mbi lumin Ibër si dhe vazhdimin e ndërtimit të një ure shtesë, Osmani ka theksuar se mirëpret ndërtimin e tyre,

“Ajo rikujtoi më tej se mbyllja e urës kryesore në Mitrovicë në vitin 1999 nuk ishte bërë për çështje sigurie por për shkak të vendimeve jashtëzakonisht të dëmshme politike dhe se është për keqardhje që edhe 26 vite pas mbylljes e tashmë 10 vite pas marrëveshjes së Brukselit për hapjen e urës, ende ajo mbetet e mbyllur”, thuhet në komunikatë.

Presidentja shtoi se nuk janë urat ato që krijojnë tensione, por janë njerëzit e dhunshëm sikur strukturat ilegale kriminale të financuara nga Serbia, të cilat sipas saj, kanë krijuar dhunë e tensione përgjatë këtyre dekadave.

Osmani gjithashtu është shprehur se probleme shkakton veprimtaria kriminale e Radoiçiqit, e jo, siç tha ajo, urat mbi Ibër.

“Është veprimtaria kriminale dhe destabilizuese e Radojçiqit dhe grupeve kriminale në veri që pengonte normalitetin dhe lëvizjen e lirë, duke krijuar atmosferë frike dhe tensioni , e jo urat”, është shprehur Osmani.

Sa i përket masave kufizuese të Bashkimit Evropian ndaj Kosovës, Osmani është shprehu se përveçse këto masa janë të padrejta, sepse godasin pa arsye qytetarët e Kosovës dhe mirëqenien e tyre, sipas saj, ato poashtu dëmtojnë proceset demokratike dhe zhvillimin e vendit si dhe dëmtojnë kredibilitetin e dialogut të udhëhequr nga BE-ja.

Vjosa Osmani

Më shumë nga Lajme

  • 22:56Fotografi e rrallë e Bardhosh Gërvallës në demonstratën e vitit 1981 në Zvicër
  • 22:54Banorët e Grashticës së Prishtinës prej dy vitesh me rrugë të bllokuar
  • 22:51U.D presidentja merret me kryetarllëkun e PDK-së, Lushtaku: Ta kryen punën e vet, VV e ka përça popullin
  • 22:48PDK nesër mban konferencë për media
  • 22:43Hamza me familje i bashkohet protestës: Liri për çlirimtarët