Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

Osmani në 26 vjetorin e policisë: S’ka krizë e as kërcënim që e lëkund besimin tuaj ndaj Republikës

GD
Gazeta Demos6 shtator 2025 në 19:39
Osmani në 26 vjetorin e policisë: S’ka krizë e as kërcënim që e lëkund besimin tuaj ndaj Republikës

Presidentja Vjosa Osmani ka marrë pjesë në ceremoninë zyrtare dhe kryesore që shënon festimin e 26 vjetorit të themelimit të Policisë së Kosovës.

Gjatë fjalimit të saj, ajo ka deklaruar se zyrtarët policorë çdo herë tregojnë besnikëri dhe dashuri ndaj vendit.

“‘Polici i shërben vendit edhe kur vet përballet me rrezikun’, kjo frazë e njohur e përshkruan më së miri misionin fisnik, sakrificën dhe besnikërinë ndaj atdheut nga secili prej jush. Sot në 26 vjetorin e themelimit të Policisë së Kosovës, ne kremtojmë historinë e Policisë së Kosovës, e cila është histori e kurajës, përkushtimit dhe përballjes me sfidat në për të cilat ka kaluar dhe kalon çdo ditë shteti i ynë. Policia e Kosovës është ndër shtyllat më të forta, të sovranitetit dhe integriteti tonë territorial”.

“Nga ditët e para të themelimit deri më sot keni dëshmuar se nuk ka rrethanë, nuk ka krizë dhe nuk ka kërcënim që mund ta lëkund besimin tuaj ndaj Republikës. Sidomos, gjatë viteve të fundit, në periudha të ndjeshme, veçanërisht në veri të vendit, ju keni treguar profesionalizëm, guxim dhe duke garantuar rendin dhe sigurinë e qytetarëve tanë pa dallim”, ka pohuar Osmani.

Më shumë nga Lajme

  • 09:29Aleanca proteston sërish para Qeverisë: Shteti nuk mund të funksionojë me dyer të mbyllura
  • 09:22Kërkohet hetim i plotë pas vrasjes së 25-vjeçares shtatzënë në Malishevë
  • 09:17Demhasaj ngre pikëpyetje për lirimin e Kurtit nga burgu serb: A u lirua pasi e rekrutuan apo pasi dështuan ta rekrutojnë?
  • 09:15Kthehen nga Siria 5 shtetas shqiptarë, mes tyre gra dhe fëmijë
  • 09:09Rama - VV-së: Tregoni qytetarëve kush iu dha urdhër me blloku Prishtinën