Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

Osmani në Fushë Kosovë: “Ta kthejmë Kosovën në qendër të vendimmarrjes ndërkombëtare”

GD
Gazeta Demos29 maj 2026 në 22:23
Osmani në Fushë Kosovë: “Ta kthejmë Kosovën në qendër të vendimmarrjes ndërkombëtare”

Fushë Kosovë, 29 maj 2026 — Presidentja e 6të e Kosovës dhe kandidatja e Lidhjes Demokratike të Kosovës për një mandat të ri presidencial, Vjosa Osmani, deklaroi në një tubim elektoral në Fushë Kosovë se Kosova duhet t’i rikthehet rolit aktiv të saj në arenën ndërkombëtare.

Duke folur para qytetarëve e mbështetësve të Fushë Kosovës, Osmani theksoi nevojën për forcim të pozitës së Kosovës në raport me partnerët ndërkombëtarë dhe institucionet globale, duke e vendosur këtë si një nga prioritetet kryesore të programit të saj politik.

“Ta kthejmë Kosovën në qendër të vendimmarrjes ndërkombëtare, aty ku ishte para pak kohësh,” u shpreh Osmani, duke nënvizuar rëndësinë e vazhdimit të bashkëpunimit me Shtetet e Bashkuara, Bashkimin Evropian dhe NATO-n.

Sipas saj, Kosova duhet të rikthejë besueshmërinë dhe ndikimin diplomatik përmes stabilitetit institucional dhe një politike të jashtme të koordinuar me aleatët perëndimorë.

Tubimi në Fushë Kosovë u zhvillua si pjesë e fushatës elektorale të Lidhjes Demokratike të Kosovës, ku Osmani dhe kandidati për kryeministër Lumir Abdixhiku prezantuan mesazhe të bashkërenduara për ndryshim politik dhe forcim të institucioneve shtetërore.

Abdixhiku, në fjalën e tij, theksoi nevojën për një qeverisje që rikthen funksionalitetin institucional dhe stabilitetin politik, duke e paraqitur LDK-në si alternativë serioze në qeverisjen e vendit.

Vjosa Osmani

Më shumë nga Lajme

  • 23:02Ngërçi në Kuvend vazhdon, zgjedhja e presidentit në qendër të dialogut politik
  • 22:48Vdes Erdogan Celina, ikona e futbollit të Kosovës
  • 22:34Besnik Tahiri, nesër mban konferencë për media
  • 22:24100 mijë euro të padeklaruara, Policia dhe Dogana i zbulojnë në Dheu të Bardhë
  • 22:22Enver Hasani: Spiunazhi serb në Kosovë lidhet me Islamin politik