Osmani gjatë adresimit përmbyllës tha mes tjerash se Kosova nuk është e fortë vetëm kur fiton, por është e pathyeshme sepse nuk dorëzohet kurrë.
Ndër të tjerash Osmani tha se ‘në politikë, pikërisht besnikëria ndaj parimeve, konsistenca ndaj vlerave të popullit, shndërrohet në pengesë për disa”.
“Ndonjëherë, në politikë, pikërisht besnikëria ndaj parimeve, konsistenca ndaj vlerave të popullit tënd, vizioni për të mbrojtur shtetin e për të qëndruar fort përkrah aleatëve të djeshëm e të sotëm, e mbi të gjitha besnikëria ndaj Kosovës, shndërrohet në pengesë për disa.Në këtë rrugëtim, kam mësuar edhe një të vërtetë tjetër: se ndonjëherë, sfidat më të mëdha nuk vijnë nga jashtë”, tha Osmani.
Tutje, ajo deklaroi se përgjatë 5 viteve ka përkrahur gratë, të rinjtë, mërgatën, sportistët dhe të gjithë qytetarët e vendit.
