Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani ka thënë se njohja e Kosovës nga Siria është një lajm i jashtëzakonshëm . Osmani përmes një video nga Riadi ka thënë se ky akt i vendosjes së marrëdhënieve diplomatike dhe akti i njohjes ndërmjet Kosovës dher Sirisë , është më shumë se sa njohje e sovranitetit shtetëror , është njohje e sakrificës së gjatë të popujve tanë për liri dhe shprehje e përkushtimit tonë të fortë që të punojmë bashkë me Sirinë që të hapim kapituj të ri të bashkëpunimit.

“Sot sollëm lajmin e mirë për Kosovën, që Siria e ka njohur Republikën tonë. Êshtë lajm i jashtëzakonshëm sepse bënë bashkë dy shtete në krijimin e marrëdhënieve diplomatike dhe ndërshtetërore. Dy shtet eqë kanë buajtur shumë nga luftrat e tmerrshme, dy shtete që kanë humbur shumë. Dy shtet që kanë sakrifikuar shumë dhe n]ë qoftëse është një popull që e ka njohur vërtetës akrificen e popullitë së sirisë për liri, është populli i Kosovës”, ka thënë Osmani.

“Sot ky akt i vendosjes së marrëdhënieve diplomatike dhe akti i njohejs ndërmjet Kosovës dher Sirisë , është më shumë se sa njohje e sovranitetit shtetëror , është njohje e sakrificës së gjatë të popujve tanë për liri dhe është shprehje e përkushtimit tonë të fortë që të punojmë bashkë me Sirinë që të hapim kapituj të ri të bashkëpunimit”, ka thënë Osmani.