Kandidati i LDK-së për kryetar të Fushë Kosovës, Besnik Osmani ka zhvilluar një takim me banorët e lagjes Bresje, në kuadër të vizitave në terren.

Osmani tregoi se diskutuan për projektet që janë në zhvillim dhe për nevojat e reja të kësaj zone.

“Dialogu i hapur me qytetarët mbetet ndër përparësitë tona kryesore, për të ndërtuar një mjedis më të mirë e më funksional për të gjithë. Fushë Kosova PËRTEJ!”, tha ai.