Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara. v 1.0.2
Lajme

Osmani vlerëson lart kontributin e kolonel Krasniqit në ndërtimin e strukturave ushtarake

GD
Gazeta Demos20 shtator 2026 në 15:25
Osmani vlerëson lart kontributin e kolonel Krasniqit në ndërtimin e strukturave ushtarake

Ish-presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka përkujtuar kolonelin Ahmet Krasniqi në përvjetorin e vrasjes së tij, duke kërkuar drejtësi për vrasjen dhe duke vlerësuar kontributin e tij në ndërtimin e strukturave ushtarake të Kosovës.

Në një reagim të publikuar me këtë rast, Osmani ka thënë se Krasniqi ishte një ushtarak që jetën dhe dijen e tij ia kushtoi Kosovës dhe lirisë së saj.

“Koloneli ishte ndër ata burra që, në ditët më të vështira, nuk u tërhoqën para përgjegjësisë historike”, ka shkruar Osmani, duke theksuar se ai punoi për ndërtimin e strukturave ushtarake që do ta mbronin popullin dhe idealin e lirisë.

Ajo ka kujtuar se Krasniqi u vra në një periudhë kur, sipas saj, Kosova kishte më shumë se kurrë nevojë për njerëz të përkushtuar ndaj saj.

Ajo theksoi se vrasja e tij nuk e vrau idealin për të cilin ai kishte jetuar, ndërsa Kosovën e lirë dhe shtetin e saj i ka cilësuar si dëshminë se sakrifica e Krasniqit nuk ishte e kotë.

Në reagimin e saj, ish-presidentja ka kërkuar gjithashtu drejtësi për vrasjen e kolonelit.

“Një shtet që respekton të rënët e vet nuk pajtohet kurrë me heshtjen për vrasjet e tyre”, ka shkruar Osmani, duke shtuar se e vërteta dhe drejtësia janë detyrim ndaj historisë, familjes së Krasniqit dhe brezave të ardhshëm.

“Lavdi e përjetshme kolonel Ahmet Krasniqit”, ka përfunduar Osmani.

osmanikrasniqitndërtimin

Të ngjashme

Arbana Osmani i reagon Ori Nebijajt pasi tha se ishte e zhgënjyer prej saj

Arbana Osmani i reagon Ori Nebijajt pasi tha se ishte e zhgënjyer prej saj

17:52

Më shumë nga Lajme

  • 18:26OVL-UÇK me akuza ndaj Gjykatës Speciale: Jeni turpi i drejtësisë ndërkombëtare
  • 18:13Hoti kërkon rregullim me ligj: Deklarata e Pavarësisë dhe portreti i Rugovës nuk janë dekor që hiqen sipas shijeve
  • 18:03Aleanca paralajmëron konferencë për media nesër në Kuvend
  • 17:57LDK u irritua që Presidentja e zhvendosi fotografinë e Rugovës, reja e tij e nderuar që e dizejnoi kostumin e Shiroka Pulës
  • 17:53Vdes në moshë të re mërgimtari nga Zvicra