Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara. v 1.0.2
Lajme

OVL e UÇK: E vërteta e luftës sonë s’mund të nëpërkëmbet me vendime gjyqësore, do ta kundërshtojmë çdo padrejtësi

GD
Gazeta Demos17 nëntor 2026 në 12:05
OVL e UÇK: E vërteta e luftës sonë s’mund të nëpërkëmbet me vendime gjyqësore, do ta kundërshtojmë çdo padrejtësi

Organizata e Veteranëve të Luftës së UÇK’së ka reaguar pas aktgjykimit dënues të sotëm ndaj Hashim Thaçit dhe të tjerëve në rastin e administrimit të drejtësisë, duke thënë se ky vendim ishte i pritshëm, por se është “i papranueshëm”.

“Vendimi i sotëm ndaj Hashim Thaçit dhe të tjerëve ka qenë i pritshëm për ne, sepse tashmë e kemi kuptuar qartë qasjen dhe karakterin politik të kësaj Gjykate. Për ne, ky vendim është i papranueshëm. Kjo Gjykatë, edhe një herë, dëshmoi se nuk po arrin të shkëputet nga agjenda politike që e ka shoqëruar që nga themelimi i saj”.

OVL e UÇK’së tha se kjo qasje nuk i shërben drejtësisë së paanshme, por interesave të Serbisë dhe aleatëve të saj, për të cilët tha se për vite me radhë kanë synuar njollosjen e luftës sonë çlirimtare dhe të historisë së Kosovës.

“UÇK-ja nuk mund të gjykohet përmes agjendave politike, ndërsa e vërteta e luftës sonë nuk mund të nëpërkëmbet me vendime gjyqësore. Ne do të vazhdojmë të kundërshtojmë çdo padrejtësi dhe çdo përpjekje për ta barazuar luftën çlirimtare me projektin kriminal të Serbisë”.

luftëssonëvërteta

Më shumë nga Lajme

  • 12:51Të shtëna në Suharekë, një person dërgohet në Emergjencë në gjendje të rëndë
  • 12:50Rasti i Arlinda Zekajt zbulon mangësi në QPS-në e Pejës, Kelmendi pranon mungesën e planit individual dhe të vlerësimit të punës
  • 12:41Kurti pyetet për aktgjykimin e Speciales, ky është reagimi i kryeministrit
  • 12:29Jakup Krasniqi do të qëndrojë deri në orën 17:00 në shtëpinë e tij
  • 12:05Momenti emocionues kur Jakup Krasniqi përqafohet me familjarët pas ardhjes nga Haga në Kosovë